Drejtori i kryebashkiakut Veliaj: Ata që nxorrën fotot e Enverit, një tufë trushkulurish, po i faktorizoni

Publikuar tek: politike, më 09:38 17-09-2015 Drejtori i kryebashkiakut Veliaj: Ata që nxorrën fotot e Enverit, një tufë trushkulurish, po i faktorizoni Erion Veliaj dhe Genc Kojdheli

Drejtori më i ri i emëruar në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli, është përpjekur në një postim në facebook që të hedhë poshtë zërat dhe shkrimet mediatike që e vendosin kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj në mbrojtje të Enver Hoxhës, pas disa fotove që u shfaqën dje në aktivitetin e Pezës.

Të gjithë ithtarët e Enverit, Kojdheli i konsideron “një tufë trushkulurish”, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me aktivitetet që u zhvilluan në Pezë apo me festimet tre ditore të asaj çka ka ndodhur gjatë gjithë viteve.

“Në Shqipëri ka ekstremistë islamikë, radikalë kristianë, ithtare të teorive konspiracioniste, fanatikë ultranacionalistë, biles edhe nazistë prohitlerianë, e shumë e shumë minigrupime të tjera! Mes tyre nuk mungojnë dhe një tufë trushkulurish që akoma adhurojnë Enverin! Ekzistenca e tyre trushkulore është e garantuar nga Kushtetuta, por ata nuk përfaqësojnë askënd veç vetes së tyre! Mjaft i faktorizuat, se është pikërisht ajo që ata duan! Vëmendje!” shkruan Kojdheli në një postim në rrjetin social facebook.

genci2

Genc Kojdheli ka qenë drejtor i Shërbimit të Punësimit në Ministrinë e Mirëqenies sociale, dhe menjëherë me marrjen e bashkisë nga Erion Veliaj, ka shkuar në detyrën e drejtorit të kabinetit të kryebashkiakut Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Individë nga administrata shtetërore po hetojnë jetën time private, por gabojnë rëndë
Nxehet Berisha me Felajn dhe Ballën: S’i hape telefonin Bylykbashit. Ti mbylle gojën se je akuzuar për përdhunim (Debati) »
Article Logic
Execution time: 0.02921986579895
array(1) { ["section"]=> string(109) "drejtori-i-kryebashkiakut-veliaj-ata-qe-nxorren-fotot-e-enverit-nje-tufe-trushkulurish-po-i-faktorizoni-21001" }