Drejtori i Parma: Pse Rezart Taçi qëndronte “fshehtë”. Si erdhi dhe si iku nga Parma

Publikuar tek: sport, më 09:00 14-02-2015 Drejtori i Parma: Pse Rezart Taçi qëndronte “fshehtë”. Si erdhi dhe si iku nga Parma Ish pronari i Parma, biznesmeni shqiptar Rezart Taçi

Drejtori i Përgjithshëm i Parma në një konferencë për shtyp ditën e djeshme akuzoi ish-drejtuesit shqiptarë të këtij klubi (Rezart Taçin) që e çuan këtë ekip gati për të rënë nga kategoria. Ai zbardh edhe elementin se drejtuesi shqiptar, kishte orientuar të gjithë zyrtarët e klubit se nuk duhej thënë e nuk duhej përmendur emri i tij.

Pietro Leonardi, duke u ndjerë i fyer, ka treguar se për të takuar Rezart Taçin ai priste 8 orë para hoteleve apo faksit. “Kur fjalët nuk u ndoqën nga veprimet, filluan të më krijoheshin shumë përshtypje” tha Pietro Leonardi gjatë konferencës për shtyp.

“Të djelën gjatë ndeshjes Milan-Parma unë isha në spital. Kanë spekulluar për gjëra të ndryshme por unë nuk hoqa dorë. Kur u shënua goli i barazimit mora mesazhin e fundit nga Taçi: Nëse fitojmë këtë ndeshje, fluturoj menjëherë për në Parma. Dhe në orën 1 pas mesnate më ra citofoni në shtëpi. Ishte presidenti Kodra i cili më komunikoi dëshirën e tyre për të mos vazhduar më me Parmën. Ai tregon se një ditë para ndeshjes një biznesmen nga Parma i kishte telefonuar për ti shprehur dëshirën e një investimi të ri. “Pas natës traumatizuese, e takova këtë person duke u bërë ndërmjetës mes Taçit dhe grupit të ri që tashmë ka blerë klubin” thotë Leonardi në konferencën për shtyp. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Talenti shqiptar në shënjestrën e klubeve italiane
Tirana dhe Laçi fitojnë, Kukësi mposht Partizanin »
Article Logic
Execution time: 0.024627923965454
array(1) { ["section"]=> string(85) "drejtori-i-parma-pse-rezart-taci-qendronte-fshehte-si-erdhi-dhe-si-iku-nga-parma-3285" }