Drejtori i Patentave gjen në tryezë tufë me lule e një letër nga Briselda: Ndonjëherë zemra ka arsye që arsyeja nuk i njeh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:48 03-11-2017 Drejtori i Patentave gjen në tryezë tufë me lule e një letër nga Briselda: Ndonjëherë zemra ka arsye që arsyeja nuk i njeh

Arben Isaraj, ish-zëvendës i ministrisë së Drejtësisë, tanimë drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka gjetur sot në tryezën e punës një tufë lulesh dhe një letër falenderimi.

Letrën ia ka dërguar Briselda Zhuzhi, vajza e të ndjerit Arben Zhuzhi i cili ka marrë titullin  “Dëshmor i Atdheut” të akorduar nga Isaraj. Pikërisht për këtë, Briselda i ka dërguar edhe letrën.

I emocionuar, Isaraj ndan fotot dhe shkruan:

“NGANJËHERË ZEMRA KA ARSYE QE ARSYEJA NUK I NJEH.

Një tufë lule dhe një letër në tryezë për të më falenderuar.
Briseldë, duhet falenderuar Shteti që përpiqet në rrugë ligjore tju mbështesë dhe përkrah sadopak në dhimbjen tuaj.
Sepse aty në vlerësim, unë isha bashkë me Mimin, Petron, Bardhylkën, Ilirin, Shaqirin etj, me të cilët më duhet të ndaj mirënjohjen tuaj si dhe petalet e trëndafilave.
Nganjëherë zemra e një fëmije ka arsye që vetë arsyea nuk i njeh.
Të uroj me shpirt, shëndet e mbarësi në jetë Briseldë.”

drejt2.jpg

drejt1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025391817092896
array(1) { ["section"]=> string(127) "drejtori-i-patentave-gjen-ne-tryeze-tufe-me-lule-e-nje-leter-nga-briselda-ndonjehere-zemra-ka-arsye-qe-arsyeja-nuk-i-njeh-98241" }