Drejtori i Policisë së Tiranës bën diferencën, ky është mesazhi ndryshe i Ervin Hodajt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare në këtë 8 mars

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:37 08-03-2017 Drejtori i Policisë së Tiranës bën diferencën, ky është mesazhi ndryshe i Ervin Hodajt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare në këtë 8 mars Ervin Hodaj dhe Shpresa Kollagjeri

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, vjen me një mesazh tërësisht autentik në këtë 8-mars që njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Pasi përcjell urimet e tij, Hodaj u jep edhe një mesazh të fortë grave dhe vajzave shqiptare duke i inkurajuar të kërkojnë të drejtat e tyre e mos t’i nënshtrohen padrejtësive.

“Urime 8 Marsin ditën ndërkombëtare të gruas. Në këtë rast dua t’ju përshëndes duke ju uruar fat e lumturi në jetë të gjitha nënave dhe motrave. Uroj që në asnjë moment t’ju mos nënshtroheni padrejtësive që mund të hasni në jetë. Kërkojini të drejtat tuaja duke vendosur parësor rolin që ka gruaja në familje si dhe rolin si drejtuese në shoqërinë shqiptare. Gëzuar!”, shkruan Hodaj në mesazhin e tij. 

Përpos mesazhit, drejtori i Tiranës, i kujdesshëm ndaj detajeve, nuk ka harruar t’i dhurojë edhe një trëndafil të gjitha punonjëseve të policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014710903167725
array(1) { ["section"]=> string(147) "drejtori-i-policise-se-tiranes-ben-diferencen-ky-eshte-mesazhi-ndryshe-i-ervin-hodajt-per-te-gjitha-grate-dhe-vajzat-shqiptare-ne-kete-8-mars-71203" }