Drejtori i policisë së Tiranës sqaron rrezikun: Ja pse nuk mund të zhvillohet Partizani-Vllaznia në "Selman Stërmasi"

Publikuar tek: sport, më 18:33 03-02-2017 Drejtori i policisë së Tiranës sqaron rrezikun: Ja pse nuk mund të zhvillohet Partizani-Vllaznia në

Një një prononcim për "News 24" ka folur dretori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në lidhje me ndeshjen Partizani-Vllaznia që është vendosur të luhet në "Selman Stërmasi".

Pas shkresës zyrtare të policisë, e cila nuk merrte përsipër mbarëvajtjen e kësaj sfidë, Hoda deklaroi se tashmë do të ketë disa takime mes përfaqësuesve të dy grupimeve, por gjithashtu edhe krerëve të dy klubeve.

Në situatën që është për momentit, drejtoi i policisë së Tiranës theksoi që është e pamundur që kjo ndeshje të luhet në kryeqytet, pasi nga momenti në moment mbështetësit bardheblu mund të kenë përplasje me ata të Partizanit duke qëndruar jashtë ambienteve të stadiumit.

"Ne kemi dërguar një shkresë zyrtare, ku kemi theksuar që është e pamundur që të merret përsipër mbarëvajtja e kësaj ndeshje, duke ditur situatën që është krijuar nga tifozët e Tiranës. Duke qëndruar jashtë stadiumit, mbështetësit bardheblu mund të përplasen me ata të Partizanit. Ndaj, ne kemi kërkuar takim nga përfaqësuesit e të dyja grupimeve, por gjithashtu edhe me krerët e klubeve. Mund t'iu them që deri tani janë zhvilluar disa takime, por për momentin nuk është vendosur.  E rëndësishme është që kjo ndeshje të zhvillohet pa pasur përplasje", përfundoi për Ervin Hodo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet shkresa e policisë: Tifozët do përplasen, thyejnë dhe shkatërrojnë stadiumin “Selman Stermasi”
Superkupa e Europës, FSHF aplikon për ta sjellë në ‘Arenën Kombëtare’ »
Article Logic
Execution time: 0.022646903991699
array(1) { ["section"]=> string(120) "drejtori-i-policise-se-tiranes-sqaron-rrezikun-ja-pse-nuk-mund-te-zhvillohet-partizani-vllaznia-ne-selman-stermasi-67651" }