Drejtori i Portit të Durrësit denoncon skandalin: Në zyrën e koncensionarit “EMS” u gjet vula e Autoritetit Portual

Publikuar tek: politike, më 18:20 21-12-2015 Drejtori i Portit të Durrësit denoncon skandalin: Në zyrën e koncensionarit “EMS”  u gjet vula e Autoritetit Portual

Bilanci i vitit 2015 nga Autoriteti Portual i Durrësit për Portin e këtij qyteti ka rezultuar të jetë me humbje në volumin e punës dhe ndotje të ambientit.

Shkak është bërë konflikti mes koncensionarit gjerman “EMS” dhe firmave të tjera në Kalatën Lindore të Portit. Por ajo që është edhe më shqetësuese ka të bëjë me denoncimin e një skandali nga vetë drejtori i Portit të Durrësit, Gazmend Shalsi. Sipas tij, në zyrat e koncensionarit “EMS” është gjetur një vulë, që më pas është sekuestruar nga prokurori, që i përkiste Autoritetit Portual Durrës.

“Në muajin shkurt të këtij viti më ka thirrur prokurori i rrethit dhe kemi shkuar në zyrat e agjencisë “Gala”, e cila është në varësi të komaninsë gjermane “EMS” që ka me koncension kalatën lindore. Jam habitur që aty kemi gjetur vulën e Autoritetit Portual të Durrësit. Bllokimi i vulës është bërë në prani të prokurorit dhe të oficerëve të policisë. Di që ka një hetim për këtë çështje”, ka thënë Shalsi.

Konflikti i “EMS”-së me firmat e tjera në Kalatën Lindore ka sjellë edhe një problem tjetër të rëndë të ndotjes mjedisore. Ndotja shkaktohet nga shkarkimi i qymyrit që zë 50% të importeve. Qymyri që ka shkaktuar ndotjen e zonës bregdetare dhe disa lagje të qytetit vjen për lloragi të Kurum dhe disa firmave në Kosovë.

“Koncensionari gjerman “EMS” dhe dy kompanitë stivadore të përfshira në konflikt për ngarkim-shkarkimin e mallrave rifuxho presin vendimin e gjykatës për të zgjidhur cështjen, ndërsa klientët janë duke u larguar nga porti, si pasojë e konfliktit”, deklaroi drejtori i Portit të Durrësit, Gazmend Shalsi.

“EMS” ka fituar kontratën e koncesionit për operimin në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit më 6 maj 2013, kontratë që ka hyrë në fuqi më 15 korrik të atij viti. Në bazë të saj, kompania menaxhon të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë, ndërkohë që për aktivitetet stivadore kërkohet licencim i posaçëm, gjë që nuk është pranuar nga “EMS”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i Netanjahut për popullin shqiptar dhe batuta për kryeministrin Rama (Video)
Veliaj: Buxheti, ndihmë për bizneset dhe banorët e rinj të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.020280838012695
array(1) { ["section"]=> string(118) "drejtori-i-portit-te-durresit-denoncon-skandalin-ne-zyren-e-koncensionarit-ems-u-gjet-vula-e-autoritetit-portual-28282" }