Drejtori i Postës kundërshton ministrin Klosi: Po na hiqni shpërndarjen e pensioneve, Reformë për të shkarkuar 1200 punonjës nga puna?!

Publikuar tek: politike, më 14:00 15-12-2015 Drejtori i Postës kundërshton ministrin Klosi: Po na hiqni shpërndarjen e pensioneve, Reformë për të shkarkuar 1200 punonjës nga puna?! Majlind Lazimi dhe Blendi Klosi

 Drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi kundërshton ashpër ministrin e Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

Sipas tij qeveria ka marrë masat për të ndërmarrë një veprim që do të çojë në pushimin e 1200 punonjësve, për shkak se do të ndikojë shumë në buxhetin e Posta Shqiptare Sh.A.

Dhe në fakt ministri Klosi ka ndërmarrë një nismë për t’i hequr Postës shërbimin e shpërndarjes së pensioneve për të gjithë pensionistët shqiptarë, me idenë që t’ia kalojë këtë shërbim një banke të nivelit të dytë.

Lazimi i ka dërguar  një letër zyrtare Klosit, ku vihet në dijeni edhe kryeministri Edi Rama, për ç’po ndodh. Dhe sipas drejtuesit, Posta Shqiptare Sh.A ka rrezik që me këtë veprim të qeverisë, të shkurtojë 1200 punonjës të saj.

“Çdo nismë për të realizuar këtë shërbim, me operatorë të tjerë, jo vetëm përbën shkelje të ligjit, por është edhe në dëm të interesave ekonomike të shtetit, i cili nëpërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes zotëron 100% të kapitalit të “Posta Shqiptare” SH.A, por mbi të gjitha edhe në dëm të interesave të çdo pensionisti. Ndërkohë ju bëjmë me dije se mungesa e këtyre të ardhurave për Posta Shqiptare SH.A do të çonte në pamundësi financiare për të përmbushur në mënyrë të plotë dhe cilësore jo vetëm shërbimin ndaj qytetarit, por do të shkaktonte një kosto të lartë sociale për shkak të pamundësisë të mbulimit të pagave për mbi gjysmën e punonjësve të Shoqërisë ose praktikisht rreth 1200 familje shqiptare do t’i shtohen listës së të papunëve. Pra impakti ekonomiko-social i kësaj nisme do të cënonte thellë interesin publik të shtetit, të buxhetit dhe të qytetarit”, argumenton Lazimi.

Përveç këtij dëmi të madh që po synohet t’i bëhet buxhetit të Posta Shqiptare SH.A, pyetjet e tjera që ngrihen janë: sa efektiv do të të jetë ky shërbim, kur 145 mijë pensionistë shqiptarë janë mësuar duke marrë paratë e tyre në Postën Shqiptare dhe cila do të jetë banka që do përfitojë nga ky vendim nëse finalizohet?!

 

postaletraok

postaletra2ok

postaletra3ok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dokle: Historia? Çështja serioze. Shumë abuzime dhe ngrefosje shohim e dëgjojmë
Taulant Balla “shpif” për të treguar sa e lehtë është të shpifësh »
Article Logic
Execution time: 0.032122850418091
array(1) { ["section"]=> string(137) "drejtori-i-postes-kundershton-ministrin-klosi-po-na-hiqni-shperndarjen-e-pensioneve-reforme-per-te-shkarkuar-1200-punonjes-nga-puna-27821" }