Drejtori i Ramës merr postin e lartë në Paris, asnjë votë kundër

Publikuar tek: kulture-art, më 08:21 25-04-2018 Drejtori i Ramës merr postin e lartë në Paris, asnjë votë kundër Nga Parisi

Në Selinë e UNESCO-s në Paris, në sesionin e rradhës së vendeve anëtare të Konventes së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore, u mbaj mbledhja  e Keshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente.

Me propozimin e përfaqësuesit të Argjentinës, mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s  votoi Auron Taren si Kryetar të këtij organizmi të rëndësishem. Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër ne prani edhe të Sekretariatit të UNESCO-s si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Pasurive Botërore të UNESCO-s.

Ky pozicion i lartë 4 vjeçar mbahet për herë të parë nga nje shqiptar dhe vjen si angazhim i gjatë i Tares në kërkimet dhe zbulimet e anijeve të mbytura historike. Aktulisht, Auron Tare mban edhe pozicionin e drejtorit të Agjencisë së Bregdeteve nën qeverisjen e Ramës.

paris.jpg

paris1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është Merita Sokoli, ylli që nuk u la të shkëlqejë, nderohet me çmim në vendin ku u internua
LIMOZ DIZDARI - KADAREJA I MUZIKËS »
Article Logic
Execution time: 0.025918006896973
array(1) { ["section"]=> string(70) "drejtori-i-rames-merr-postin-e-larte-ne-paris-asnje-vote-kunder-118214" }