Drejtori i Ramës përplaset me gazetarin për lajmin e “The Guardian”, Shkullaku shkruan: Prodhimet e lapsit nuk janë si të tuat…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:06 16-11-2016 Drejtori i Ramës përplaset me gazetarin për lajmin e “The Guardian”, Shkullaku shkruan: Prodhimet e lapsit nuk janë si të tuat…

Drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrit Endri Fuga është “përplasur” publikisht me gazetarin Armand Shkullaku, ndërsa e akuzon këtë të fundit për ndryshim të artikullit të botuar nga The Guardian një ditë më parë mbi Edi Ramën, raporton newsbomb.al.

“Kur i ndërron titullin dhe kontekstin artikullit te "The Guardian", imagjino c'i ben lapsi lajmeve qe prodhon vet”, shkruan Fuga duke iu referuar artikullit të lapsi.al.

Armand Shkullaku i ka kthyer menjëherë përgjigje. “Ato që prodhon lapsi, të garantoj se s’janë si prodhimet e tua” shkruan ironikisht për Drejtorin e Informacionit, gazetari, duke I thënë se titulli është në nëntitullin e fotos së publikuar nga The Guardian.

Sigurisht Fuga nuk e ka përtypur ironinë e gazetarit dhe menjëherë e I ka dhënë një prej paragrafëve të artikullit: “Besoj e ke për këtë paragrafin këtu. Probleme ka, edhe pse Rama ka bërë progres” thotë The Guardian. E sheh kontekstin”, shkruan Fuga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtarja e njohur shqiptare i futet gazetarisë, tashmë prezantuese në këtë televizion
“Unë të lexoj pa folur, më mjafton ajo që ke në sy", gjesti fantastik i Eranda Libohovës »
Article Logic
Execution time: 0.022597074508667
array(1) { ["section"]=> string(128) "drejtori-i-rames-perplaset-me-gazetarin-per-lajmin-e-the-guardian-shkullaku-shkruan-prodhimet-e-lapsit-nuk-jane-si-te-tuat-59684" }