Drejtori i rëndësishëm i shtetit, me rroba banjo, majë gomones, për të inspektuar vijën bregdetare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:45 23-07-2017 Drejtori i rëndësishëm i shtetit, me rroba banjo, majë gomones, për të inspektuar vijën bregdetare

Duket se situata në det pas ngjarjeve të fundit nuk mund të mbetet thjesht dhe vetëm në duart e policisë kufitare.

Këtë radhë, është vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shfaqet në plazh me rroba banjo, por ndërkohë ka kërkuar një gomone për të qarkulluar në vijën bregdetare.

Haki Çako, në fotot e siguruara nga newsbomb.al këtë mëngjes është duke u nisur nga Drymadhes për të parë vetë vijën bregdetare i shoqëruar edhe nga persona të tjerë të policisë, por jo familjarë.

Një adoleshente ruse 16 vjeçare u gjet e vdekur në det në ujrat e Ksamilit përpara dy ishujve dhe dyshimet e para të policisë janë se është goditur nga një varkë.

Ndërkaq, duket se policia po fokusohet me shumë në det, pas tragjedive të shumta që kanë ndodhur. Që do të thotë se drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të shfrytëzojë këtë ditë të nxehtë korriku jo vetëm për punë, por edhe për pak plazh.

 

c4.jpg

c-2.jpg

c3.jpg

c5.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018458127975464
array(1) { ["section"]=> string(101) "drejtori-i-rendesishem-i-shtetit-me-rroba-banjo-maje-gomones-per-te-inspektuar-vijen-bregdetare-87059" }