Drejtori i RTSH-së bën disa falenderime tipike, lexoni ç’epitete i vë Elton Dedës, Pandi Laços, Edmond Zhulalit, Sokol Marsit dhe Enada At’Nikollës

Publikuar tek: kulture-art, më 08:30 04-01-2016 Drejtori i RTSH-së bën disa falenderime tipike, lexoni ç’epitete i vë Elton Dedës, Pandi Laços,  Edmond Zhulalit, Sokol Marsit dhe Enada At’Nikollës Pandi Laço dhe ''Seriali''

Martin Leka, drejtori i Përgjithshëm i komanduar i Radio-Televizionit Publik Shqiptar, edhe pse disa ditë me vonesë ka menduar të bëjë disa falenderime publike për organizatorët e Festivalit, ku fituese u shpall Eneda Tarifa.

Edhe pse festivali pati kritikat e veta, kryesisht për batutat aspak me nivel të prezantuesit Pandi Laço dhe një personazhi të quajtur ‘”Seriali’’, Leka mendon se qe i suksesshëm.

Ai falenderon kryesorët, për të cilët shkruan:

“Produksioni më i madh e më i rëndësishem i RTSH, Festivali i 54 i Këngës, mbylli një sërë produksionesh të rëndësishme të vitit!

Duke u shprehur mirënjohjen dhe bashkë me të Gëzuar 2016 të gjithë armatës së madhe të punonjësve të RTSH, të gjithë krijuesve e të gjithë interpretuesve, doja të falenderoja në mënyrë të veçantë:

Elton Deda, i lindur për Udhëheqës (artistik).

Pandi Laço, të cilit mendoja se i'a njihja cilësitë, por iku tej pritshmërive të mia pozitive, si skenarist e prezantues.

Bledar Laço, që bën punë të mëdha i heshtur.

Fatmir Minga, ishte Fati im i Mirë që e zgjodha për skenograf dhe që na mësoi të mos e kërkojmë larg "mizën", kur kemi "Luanin" para syve.

Edmond Zhulali, seriozi dhe profesionisti që si thesi i miellit, sa herë ta shkundësh, nxjerr sërish prodhim.

Sokol Marsi, sokol mali o Llare.

Blerta Tafani, erdhi si risi, rezultoi zbulim.

Enada At'Nikolla, imazhi që flet me ngjyra shpirti.

Ilda Lumani, goca që s'duket për t’u dukur të gjithë ne.

Ujvara Haxhiaj, mjeshtre grimi.

Faleminderit 30 këngëtarëve, kompozitorëve, orkestruesve e tekstshkruesve, faleminderit të ftuarve.

Më ndjeni të falenderoj në mënyrë të veçantë instrumentistin e Filarmonisë së Ëienës, virtuozin Shkelzen Doli, thjeshtësia dhe përulësia me të cilin e priti ftesën dhe erdhi enkas për Festivalin, e bëjnë atë më të madh e më të dashur për shqiptarët!

Suksese të gjithëve, një vit i mbarë dhe i bardhë!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një shpatë romake e gjetur në SHBA shkakton debate mes historianëve
Bridget Jones shtatzënë në kapitullin e tretë, por kush do të jetë babai? (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.021950006484985
array(1) { ["section"]=> string(149) "drejtori-i-rtsh-se-ben-disa-falenderime-tipike-lexoni-c-epitete-i-ve-elton-dedes-pandi-lacos-edmond-zhulalit-sokol-marsit-dhe-enada-at-nikolles-29097" }