Drejtori i Veliajt komenton propozimin e demokrates për ‘dashurinë’: Më kujton luftën e klasave

Publikuar tek: politike, më 21:29 14-12-2015 Drejtori i Veliajt komenton propozimin e demokrates për ‘dashurinë’: Më kujton luftën e klasave

Drejtori i Projekteve në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli me anë të një postimi në facebook ka komentuar deklaratën e bërë nga Koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo ku ajo shprehej në favor të një kodi që u përcakton politikanëve se si dhe me kë duhet të dashurohen.

Duke ironuar këtë deklaratë, Kojdheli shkruan se ajo të rikthen në vëmendje luftën e klasave të regjimit komunist.

“Kjo qenka e bukur! Besoj se do ketë dhe ndonjë farë nën-ketegorizimi, psh një i PD-së nuk ka shans të dashurohet me një të PS-së, një i PR-së mund të flirtojë, por jo të lidhet, me një të LSI-së, një i Legalitetit mund të pijë kafe por jo të haje drekë me një të FRD-së! Këtu më të favorizuarit janë anëtarët e partive të qendrës dhe ato etno-nacionaliste, tipo PDIU, PBDNJ, PDK; këta japin e marrin me të dyja krahet! S'di pse, po kjo më kujton pak luftën e klasave, kur djali i familjes proletare revolucionare nuk dashurohej dot me vajzën e familjes kulake gjakpirëse”, shkruan Kojdheli.

Lexo edhe: Reila Bozdo propozon të pabesueshmen: Kod etik se si duhet të dashurohen anëtarët e PD

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fevziu tregon për denoncimin e ambasadores: Gruaja e deputetit mbante varse 80 mijë euro
“Ed ku*va por drogohet në një disko greke”, mesazh si ky Berisha nuk kishte publikuar më parë »
Article Logic
Execution time: 0.021454095840454
array(1) { ["section"]=> string(98) "drejtori-i-veliajt-komenton-propozimin-e-demokrates-per-dashurine-me-kujton-luften-e-klasave-27774" }