Drejtoria e Doganave, ja zyrtarët demokratë që ruajnë pozicione drejtuese në qeverisjen e majtë

Publikuar tek: politike, më 12:54 07-11-2015 Drejtoria e Doganave, ja zyrtarët demokratë që ruajnë pozicione drejtuese në qeverisjen e majtë Gjate ceremonise se prezantimit te drejtoreshes se Pergjithshme te Doganave

Edi Rama kërkoi sot zgjerimin e PS me anëtarësime, por nga procesi që po ndodh në bazë socialistët janë të zhgënjyer për politikën e emërimeve që ka ndjekur PS gjatë dy viteve të fundit. 

Nga organizatat socialiste, sektorët më të atakuar për ruajtjen e zyrtarëve të PD në punëra të mira edhe gjatë kësaj administrate, vijnë më së shumti në drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Kështu socialistët pretendojnë se janë ish zyrtarë të lartë të administratës së PD që duhet të kishin dhënë dorëheqjen për “shërbime ndaj partisë”, por që sot, në qeverisjen e majtë, kanë ruajtur pozicione drejtuese.

Endri Pema – Ish drejtor i Përgjithshëm i Doganave; (bashkëshort i Andia Pustinës, drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës kur drejtohej nga Lulzim Basha dhe e 11 në listën e kandidatëve për PD e Tiranës – aktualisht mban pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Procedurave në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Avni Luci – Ish – nëndrejtor i Përgjithshëm i Doganave; ish drejtor i Doganës së Vlorës gjatë administratës së PD – aktualisht ruan pozicionin e shefit të zyrës së Tarifave në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Ferdinand Demi – Ish drejtor i Antikorrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshëm të Doganave, më pas ish drejtor i analizës së rriskut në të njëjtën drejtori – aktualisht shef turni në doganën e Tiranës

Andi Koçeku – Ish përgjegjës i zyrës së hetimit tatimor gjatë qeverisjes së PD – aktualisht, i emëruar përpara një muaji në postin e doganierit në drejtorinë e doganës së Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLSH kallëzon 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime në tendera, Qeveria jep shpjegimin
Edi Rama pranon se qeverisjen e ka në një ‘’pikë kyçe’’: Ku jemi sot? S’themi dot se gjithçka është ‘’Rozë’’ »
Article Logic
Execution time: 0.04911994934082
array(1) { ["section"]=> string(100) "drejtoria-e-doganave-ja-zyrtaret-demokrate-qe-ruajne-pozicione-drejtuese-ne-qeverisjen-e-majte-24884" }