DREJTORIA E TATIMEVE publikon shifrat: Ja sa shqiptarë kanë deklaruar mbi 2 mln lekë të ardhura në vit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:08 07-05-2018 DREJTORIA E TATIMEVE publikon shifrat: Ja sa shqiptarë kanë deklaruar mbi 2 mln lekë të ardhura në vit

Rreth 8,700 individë dorëzuan në fund të muajit prill Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), një detyrim vjetor që në Republikën e Shqipërisë u lind si rezidentëve, ashtu edhe jo rezidentëve të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë. Kjo shifër, siç bën me dije Drejtoria e Tatimeve është rreth 5% më e lartë se numri i deklaruesve të vitit paraardhës.

Për vitin 2017 vlera e paguar nga individët për deklarimin e të ardhurave vjetore për vitin 2017, u rrit me 118% krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016.

Thënë ndryshe vlera totale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit u llogarit në rreth 275 milionë lekë.

“Një shifër e tillë, për Administratën Tatimore tregon padyshim ndërgjegjësimin e kësaj kategorie individësh për deklarimin e të ardhurave të tatueshme, si dhe është një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se individët, të cilët konstatojnë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 Prill, kanë të drejtë të korrigjojnë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore.

Për më shumë informacion, mund të klikoni në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, ëëë.tatime.gov.al, të drejtoheni në zyrat e shërbimit ndaj tatimpaguesve ose pranë drejtorive rajonale tatimore, të telefononi në numrin e telefonit  pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve apo të komunikoni me shërbimin Live Chat”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070638656616211
array(1) { ["section"]=> string(108) "drejtoria-e-tatimeve-publikon-shifrat-ja-sa-shqiptare-kane-deklaruar-mbi-2-mln-leke-te-ardhura-ne-vit-119780" }