Drejtoria e Tatimeve SHKARKON nga detyra 3 inspektorë në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 08-11-2018 Drejtoria e Tatimeve SHKARKON nga detyra 3 inspektorë në Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se ka larguar menjëherë nga detyra 3 punonjës, inspektorë të sektorit të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë.

Inspektorët janë shkarkuan pasi u ndaluan sot pas finalizimit të operacionit të koduar me emrin “Pritja”, me akuzën se kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike".

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit , gjithashtu inkurajon bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore’, citohet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Vertebral Body Tethering', teknika më moderne që korrigjon skoliozën te fëmijët pa penguar zhvillimin e shpinës dhe kraharorit
Varrimi i Kacifas, bllokohet autostrada Gjirokastër-Kakavijë »
Article Logic
Execution time: 0.021927118301392
array(1) { ["section"]=> string(70) "drejtoria-e-tatimeve-shkarkon-nga-detyra-3-inspektore-ne-tirane-140768" }