Drejtoria e Tatimeve tërheq vëmendjen për bizneset e vogla: 10 korriku AFATI I FUNDIT

Publikuar tek: ekonomi, më 10:43 09-07-2018 Drejtoria e Tatimeve tërheq vëmendjen për bizneset e vogla: 10 korriku AFATI I FUNDIT Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije se, data 10 korrik 2018, është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes, për tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

 

“Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjitë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Tatimeve.

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni në këtë link:https://bit.ly/2Kj30HM

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSPERTI I RRUGËVE: Po harxhojmë 12 milionë euro për kilometër në një rrugë pa interes, janë fryrë preventivat (SHIFRAT-PROJEKTI)
»
Article Logic
Execution time: 0.0043840408325195
array(1) { ["section"]=> string(91) "drejtoria-e-tatimeve-terheq-vemendjen-per-bizneset-e-vogla-10-korriku-afati-i-fundit-127255" }