Drejtoria njofton TATIMPAGUESIT për dorëzimin e INVENTARIT ANALITIK: Mund të bëheni objekt i kontrollit në vend

Publikuar tek: ekonomi, më 10:01 07-12-2018 Drejtoria njofton TATIMPAGUESIT për dorëzimin e INVENTARIT ANALITIK: Mund të bëheni objekt i kontrollit në vend

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ku informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.1.2019 në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”.

Gjithashtu Drejtoria e Tatimeve bën me dije se, nga analizat që do të kryehen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RTSH kritike për buxhetin/ Plani 5 vjeçar i taksave, pse Shqipëria mbetet vendi që mbledh më pak të ardhura në Ballkan (ANALIZA- RETROSPEKTIVE)
»
Article Logic
Execution time: 0.0042440891265869
array(1) { ["section"]=> string(117) "drejtoria-njofton-tatimpaguesit-per-dorezimin-e-inventarit-analitik-mund-te-beheni-objekt-i-kontrollit-ne-vend-144237" }