Drejtorja e re Zana Çela sfidon parardhësin Ilir Kerni dhe rrëfen për herë të parë ç'do bëjë në krye të TKOB (FJALA E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:48 01-09-2016 Drejtorja e re Zana Çela sfidon parardhësin Ilir Kerni dhe rrëfen për herë të parë ç'do bëjë në krye të TKOB (FJALA E PLOTË)

Drejtoresha e re e TKOB Zana Çela, emri i së cilës u firmos nga kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” ish drejtorin Ilir Kerni sa i takon buxhetit. Nëse Kerni para se të largohej foli hapur për mungesën e buxhetit, Çela thotë se  teatri ynë është i vetmi në Europë që financohet kaq shumë nga shteti, me rreth 90% të të ardhurave ndërkohë që vetë TKOB bën shumë pak përpjekje sipas saj për të rritur fondet.

Çela prezantoi edhe objektivat e saj në krye të TKOB duke thënë se synon t’i japë teatrit karakter kozmopolit. 

Më shumë nga fjala e Zana Çelës që u prezantua sot nga minsitrja Mirela Kumbaro:

Hajde të punojmë të bashkëprodhojmë gjithë teatrot operistikë në të gjitha nivelet për të sqaruar eksperiencat artistike dhe ajo që është kryesore edhe buxhetet se sic dihet financat kanë rënë gjithandej.

Unë kam ndërtuar edhe platformën menaxheriale që ka si objektiv ti japim teatrit karakterin e një karakteri kozmopolit se kjo do na mundësojë të rrisim teatrin tonë e të jemi në preferencat e të gjitha audiencave

Objektivi tjetër do orientojë punën tonë, ta kthejmë teatrin e ansamblit popullor në një institucion të ekselencës

5 fusha ku ne do operojmë:

Ekselencë në kalendarin artistik- që ka të bëjë me kombinimin e programitit të kalendarit duke përfshirë të gjitha gjinitë, opera që nga fillimet e saj deri në ditët e sotme që ka qëllim ritjen e audiencës. Ky repertor do ekzekutohet nga e gjithë trupa me një ekselencë të lartë që ky teatër të jetë vendtakim për të gjithë artistët e talentuar shqiptarë kryesisht por edhe të huaj.

Opera baleti, muzikali, koncertet, veçanërisht ato të ansamblit do kenë programcionin e tyre që unë do ta prezantoj në vazhdim.

Rritja e audiencës do vijë me idenë e strategjisë që do të thotë, ne nuk duhet të presim që komuniteti të vijë te ne por të shkojmë te komuniteti, te ata që na kanë paragjykuar.

Një aspekt do jetë edhe aspekti i trajnimeve për talentetet e reja me vlerat e mëdha që ka teatri. Në këtë fushë ne do punojmë shumë. Si objektiv kemi ngritjen e akademisë të operas dhe baletit. Për të arritur atje do vazhdojmë me projekte të ndryshme trajnimi.

Dua të përqendrohem te trajnimet e nivelit të ekselencës nën drejtimin e artistëve më të mirë që kemi, me rinovimin e godinës, çdo artist që do kontribuojë do ketë studion e tij të personalizuar për të trajnuar çdo talent.

Një pikë tjetër që e kam me merak është ndërtimi i një strategjie të marketingut dhe promocionit. Duhet të rrisim aftësitë për të markuar produktet tona. Kjo do rrisë audiencën dhe të ardhurat. Të rrisim aftësinë menaxhuese të buxhetit që kemi, menaxhimin e kostove të prodhimit. Një drejtor duhet të udhëheqë fushatat promocionale për një menaxhim të godinës dhe hapësirave të marketingut për një buxhet më plural që nuk ka sesi të varet nga buxheti i shtetit. Ne jemi teatri që finacohemi më shumë nga shteti në Europë dhe vetë bëjmë shumë pak përpjekje për të rritur fondet tona. Këto do jenë fushat ku ne do ndërtojmë punën tonë.

Por kjo do qendrojë në letër nëse ne nuk organizojmë punën dhe nuk japim kontributin tonë e nuk bashkohemi për të realizuar gjithçka të mirë për të kaluar këtë periudhë tranzicioni që do na cojë në një godinë më të mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Revoltë ndaj TVSH-së që nuk transmeton miqësoren e kombëtares, e keni sërish te Radio Tirana
Një histori që nuk e dinim, kompania britanike me transoqeanikët luksozë përfaqësohej 100 vjet më parë në qytetet shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.13895988464355
array(1) { ["section"]=> string(128) "drejtorja-e-re-zana-cela-sfidon-parardhesin-ilir-kerni-dhe-rrefen-per-here-te-pare-c-do-beje-ne-krye-te-tkob-fjala-e-plote-51520" }