Drejtuesit e Flamurtarit: Do çojmë në prokurori kasetën, futbollistët tanë abuzuan

Publikuar tek: sport, më 13:14 06-03-2015 Drejtuesit e Flamurtarit: Do çojmë në prokurori kasetën, futbollistët tanë abuzuan Kerkesa e klubit te Flamurtarit drejtuar FSHF per ndeshjen me Partizanin

Ekipi i Flamurtarit kërkon ti shkojë deri në fund të vërtetës për zbardhjen e ndeshjes mes Partizanit dhe Flamurtarit që ka përfunduar 2 me 1 në favor të Partizanit. Duket se drejtuesit e klubit të qytetit vlonjat pretendojnë se lojtarët e tyre e kanë shitur këtrë ndeshje.

Administratori i klubit të Flamurtarit Sinan Idrizi ka vendosur të cojë të gjitha dokumentet dhe pamjet filmike në FSHF. Ai ka aluduar se kanë qenë futbollistët vlonjatë që kanë toleruar ndeshjen duke “përbaltur” fanellën që mbajnë veshur. Ndërkohë dhe kaseta e ndeshjes do të dërgohet në prokurori për tu hetuar nga prokurorët. Komisioni i Etikës në FSHF gjithashtu është vënë në lëvizje. Vendimi u mor në mbledhjen e bordit ditën e djeshme, ndërkohë që materialet kanë shkuar sot në organet kompetente.

Pretendohet se kanë qenë disa futbollistë të huaj të këtij ekipi, që kanë vënë në dijeni drejtuesit e klubit vlonjat, se Partizani e ka trukuar këtë ndeshje, dhe kjo dihej nga disa prej lojtarëve të Flamurtarit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fernando Alonso zgjohet pas aksidentit, i duket se është viti 1995
Një malazez në Kombëtaren shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.032884836196899
array(1) { ["section"]=> string(85) "drejtuesit-e-flamurtarit-do-cojme-ne-prokurori-kaseten-futbollistet-tane-abuzuan-5135" }