Drini Zeqo, dje humbi të atin por mbrëmë u shfaq në ekran për të

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:43 16-04-2015 Drini Zeqo, dje humbi të atin por mbrëmë u shfaq në ekran për të Drini Zeqo, moderator

Drini Zeqo është një nga të rinjtë e ekranit shqiptar i cili e ka njohur suksesin shumë shpejt. Dy ditë më parë, ai humbi të atin, ose shokun e jetës së tij, siç e cilësoi vetë Drini por mbrëmë u shfaq sërish në ekran duke moderuar programin “Tu si que vales” në Vizion Plus. Madje Drini ia dedikoi të atit këtë puntatë duke shkruar “Ilir, tu si que vales”, dhe shtoi “Ai do te donte që të isha në formen më të mirë, në çdo rast!

Ditën e djeshme, Drini Zeqo shkruante në rrjetin social për dhimbjen e humbjes së babait të tij: “Këto kanë qenë ditë shumë të vështira. Dje humba një shok jete që çdo djalë nuk e zëvendëson dot. Një shok që herë grindesh e herë pajtohesh por që të do dhe e do më shumë se çdo njeri në botë. Me dha një leksion të rendesishem, pa folur edhe këtë herë siç dinte ai ta bënte. Duhet të jetojme jetën me sinqeritetin për atë që ndiejmë, të mos lemë asgjë për të nesërmen dhe të jetojmë të tashmen. Jeta është shumë e padrejte disa herë, por ajo duhet jetuar me çdo të mire apo të keqe”, shkruante Drini duke falenderuar miqtë për mbështetjen .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.064106225967407
array(1) { ["section"]=> string(68) "drini-zeqo-dje-humbi-te-atin-por-mbreme-u-shfaq-ne-ekran-per-te-8883" }