Dritan Bici i PDIU dhe Silva Caka nga LSI zëvendësojnë Rakipin e Rehovicën  

Publikuar tek: barometri, më 08:22 06-01-2018 Dritan Bici i PDIU dhe Silva Caka nga LSI zëvendësojnë Rakipin e Rehovicën  

Pas heqjes se mandatit për dy deputetët e Kuvendit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nga KQZ, mësohet se kush janë dy deputetet që do i zëvëndësojnë në Kuvend.

Përkatësisht Aqif Rakipi zëvendësohet nga Dritan Bici i PDIU, i cili ka qënë kryetar i Bashkisë së Gramshit.

Ndërsa deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica zëvendësohet nga Silva Caka e cila vjen nga rradhët e LSI, ku ka qënë deputete nga viti 2013 deri në 2017. 

KQZ votoi me 5 vota pro heqjes së mandateve, sipas kërkesës së Prokurorisë.

Organi i akuzës ka konstatuar se dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit dhe nuk kanë deklaruar ndalimin nga policia kur kanë qëndruar më parë në Itali. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2889199256897
array(1) { ["section"]=> string(81) "dritan-bici-i-pdiu-dhe-silva-caka-nga-lsi-zevendesojne-rakipin-e-rehovicen-105607" }