Dritan Hila homazh viktimave të ‘21 janarit’: Kush u nxori në pritë, bën sikur harroi

Publikuar tek: politike, më 17:26 20-01-2016 Dritan Hila homazh viktimave të ‘21 janarit’: Kush u nxori në pritë, bën sikur harroi

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka përkujtuar viktimat demostratës së 21 janarit të vitit 2011, e organizuar në atë kohë nga kreu i opozitës Edi Rama, kundër ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, sot kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Hila ka postuar një foto të Aleks Nikajt të shtrirë në bulevardin kryesor të Tiranës, ndërsa thekson si gjaku i tij nuk ka shkuar kot, por tregoi se shqiptarët protestojnë edhe për dinjitetin e tyre.

Postimi i Hilës:

Kush të vrau, bëri një vit burg e doli; kush urdhëroi, nuk i hyri ferrë në këmbë; kush të nxori në pritë, bën sikur harroi.

Gjynah që dy vajzat nuk do ta njohin babën e tyre e ti nuk pate mundësi t’i gëzojë.

Ty të qoftë dheu i lehtë or mik, se mund të kishim qenë edhe ne. Por nuk ke shku gjak hup. Ke treguar se shqiptareët nuk vriten vetëm për gardhin e oborrit por edhe duke protestuar për dinjitetin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Venecias në Tiranë më 21 janar, opinioni përfundimtar për 'drejtësinë' dorëzohet në mars
“Kur asnjë nga prokurorët s’e pyet, unë po e pyes një më një”, Braçe publikisht Berishës për 4 të vrarët e 21 janarit »
Article Logic
Execution time: 0.12305808067322
array(1) { ["section"]=> string(87) "dritan-hila-homazh-viktimave-te-21-janarit-kush-u-nxori-ne-prite-ben-sikur-harroi-30518" }