Dritan Hila ironizon me çmimin “Bleta e artë” për drejtoreshën e "QSUT", Pjerin Ndreu i komenton

Publikuar tek: politike, më 21:32 03-01-2016 Dritan Hila ironizon me çmimin “Bleta e artë” për drejtoreshën e

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, thotë se drejtoresha e Qëndrës Spitalore Universitare, Ogerta Manastirliu, e cila u përzgjodh si “Administratorja e Vitit”, është shembulli se si bëhet “askushi - dikush”, në komentin e tij në një status ironizues të ish-zëvendësministrit të Mbrojtjes, Dritan Hila.

“Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, është përzgjedhur "Bleta e artë", në teatrin e kukullave të fundvitit. Që Ogerta nuk ka punë me punën, nuk do as laps as kalem, mjafton të fusësh hundën në spitalet e Tiranës. Por meqënëse ka punuar me Ramën në bashki, kjo mjafton. Por ka edhe ca më shumë: bashkëshorti i saj ka qenë drejtor kabineti i Genc Rulit kur ky ishte ministër bujqësie. Pra më bletë se kaq nuk ka ku shkon. Gjithmonë në mes të mjaltit.

Ndërkohë do t'i propozoja kryeministrit të shpallte çmimin "Kameleoni prej nikeli", ku për herë të parë ta merrte Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që nga koha e Saliut të parë dhe deri më sot, ish delfin i PD në fushatën e 2013, dhe kohët e fundit bashkëpunëtor i ngushtë i Koço Kokëdhimës, i cili mund t’i bënte edhe CV e dekorimit.

Të krijohej edhe çmimi "Thithlopa", të cilin për vitin e parë (por nuk është e thënë i fundit), e meriton Erjon Veliaj bashkë me tarafin e biznesmenëve në grupin socialist të këshilltarëve të bashkisë, për ngritjen e çmimit të biletave të shërbimit urban”, shkruan Hila ndërsa në komente deputeti i PS, Pjerin Ndreu shkruan: “Kjo bleta e spitalit është ekzemplar si bëhet askushi diku ku duhet të jesh dikush”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama merr pushimet, destinacioni Majemi
Spahiu i kujton Ramës 5 gjëra që duhet të ketë parasysh kur të jetë duke fluturuar mbi SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.018733978271484
array(1) { ["section"]=> string(97) "dritan-hila-ironizon-me-cmimin-bleta-e-arte-per-drejtoreshen-e-qsut-pjerin-ndreu-i-komenton-29083" }