Dritan Leli, i vetmi politikan deri tani që nuk harron Ditën e Familjes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:08 15-05-2015 Dritan Leli, i vetmi politikan deri tani që nuk harron Ditën e Familjes Dritan Leli me familjen

Urojnë 7-8 Marsin, urojnë 1-Majin, urojnë 28-29 Nëntorin, urojnë edhe "36-gushtin" kur është nevoja por sot politikanët tanë kanë harruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Ne u hodhëm një sy profileve të tyre zyrtare në rrjetet sociale po në asnjërin nuk pamë asnjë dedikim, asnjë foto, asnjë emocion të ndarë me ndjekësit e tyre.

Mesa duket, emocioni i fushatës që përvijon me akuza e kundër-akuza është më interesant në këtë periudhë për tanët politikanë.

Statuset e tyre në prag fushate zgjedhore janë "fishekë të vyer" për kundërshtarin e tyre, ndaj s'mund t'i harxhojnë me "sentimentalizma".

I vetmi që ka bërë përjashtim nga rregulli është kandidati i së majtës në Vlorë, Dritan Leli. Leli na ka e prezantuar kështu familjen e tij : " Sot, kudo në botë festohet Dita Ndërkombëtare e Familjes. Prandaj, dhe une doja t'ju prezantoja familjen time: vajzën Izabel, 3 vjeçe, djalin Noel 13 vjeç, si dhe bashkëshorten time, Suelën, me të cilën jemi bashkë që nga bankat e shkollës së mesme mjekësore "Jani Minga" ne Vlorë. Uroj që gjithë familjet vlonjate kudo që ndodhen, si dhe të gjithë ata që më ndjekin ne Facebook të kenë sa më shumë lumturi në familjet e tyre, sepse familja është atdheu dhe burimi i dashurise."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032876968383789
array(1) { ["section"]=> string(76) "dritan-leli-i-vetmi-politikan-deri-tani-qe-nuk-harron-diten-e-familjes-11259" }