Dritan Leli prezantohet me strukturat e PS, takimi me dyer të mbyllura. Nesër në Vlorë edhe Basha

Publikuar tek: politike, më 20:07 21-04-2015

Takimi i parë i kandidatit të PS për Vlorën, Dritan Lelit, me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë në selinë e kësaj partie, ka ngjallur zemërimin e gazetarëve lokalë, të cilët, edhe pse ishin lajmëruar për aktivitet me kandidatin për deputet në orën 18.00, nuk u lejuan të hyjnë brenda në takim.

Në fakt, nga PS e Vlorës, thuhet se ishte një mbledhje njohëse e prezantuese me kandidatin për deputet Dritan Leli. Nga pamjet e filmuara nga gazetarët lokalë, duket prezenca e kreut të PS së Vlorës, Ed Leka, e deputetes Mira Shehu, prefektes Etjona Hoxha, e kryetares së Këshillit Bashkiak Evis Allushi dhe strukturave të partisë, por mungon kryetari aktual i Bashkisë Shpëtim Gjika.

Ndërkohë që nesër është lajmëruar prezantimi i kandidatit të PD për Vlorën Genc Deromemaj. Në Vlorë për të prezantuar kandidatin do të shkojë vetë kreu i PD Lulzim Basha. Takimi prezantues me strukturat e partisë do të mbahet në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Spanja duhet të ketë përqasje tjetër ndaj Kosovës
Veliaj: Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Kanadanë, sfidë ajo me Greqinë »
Article Logic
Execution time: 0.023107051849365
array(1) { ["section"]=> string(100) "dritan-leli-prezantohet-me-strukturat-e-ps-takimi-me-dyer-te-mbyllura-neser-ne-vlore-edhe-basha-9372" }