Dritan Prifti: Do flas edhe sikur të më presin mishin copa-copa, sot do shpërndaj videon për implikimin e Agron Çelës

Publikuar tek: politike, më 12:34 02-10-2015 Dritan Prifti: Do flas edhe sikur të më presin mishin copa-copa, sot do shpërndaj videon për implikimin e Agron Çelës

Ish-deputeti Dritan Prifti ka dëshmuar sot në Drejtorinë e Policisë Tiranë i thirrur për letrën e Spartak Brahos drejtuar krerëve të shtetit ku thuhej se deputeti Tom Doshi dhe Dritan Prifti po thurrin skenar për destabilizimin e shtetit.

Prifti dëshmoi në polici se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë bashkëshorten e administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj dhe akuzoi sërish kreun e Kuvendit Ilir Meta se ka përfituar ai vetë dhe miqtë e tij të ngushtë nga skandali i aferës CE-DIA.

Deklarata e plotë:

“Zoti Braho pretendon se Dritan Prifti është angazhuar në një lloj komploti politik në vend, dhe se unë dhe Tom Doshi po ndihmojmë Kastriot Ismailajn që të fitojë në arbitrazh. Sqarova që nuk e kam takuar asnjëherë bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, dhe nuk kam biseduar kurrë me ndokënd në lidhje me arbitrazhin siç akuzon zoti Braho. Jam i gatshëm te ndihmoj qeverinë të mos i humbë këto miliona euro. Kontrata ka qenë e ndikuar politikisht nga Ilir Meta dhe kanë përfituar politikisht njerz të afërt me kryetarin e Kuvendit.

Para nga DIA kanë shkuar te miq të afërt të Ilir Metës siç është një biznes "Mireida Shpk", në Durrës që asnjë media nuk ka kurajo të përmendë emrin e  këtij pronari.

Edhe një nip i Ilir Metës ka përfituar para nga kjo aferë. Jam përpjekur që të kaloj në disa media informacionin që kam por disa media nuk kanë pranuar. Besoj pak me vonë do t'ia kaloj disa mediave online.

Pjesa e dytë kishte të bënte me faktin që unë po përpiqem të krijoj destabilitet politik. I bëj thirrje të gjithë atrye që kanë tru dhe mendojnë se unë mund të kërkoj të bjerë një qeveri që është antipopullore. Unë mendoj që sot ne kemi stabilitet politik pasi LSI është bërë si ajo gruaja që është martuar me burrin e dytë por shkon edhe me burrin e parë.

Të mos më akuzojë mua Spartak Braho që po përpiqem të bëj destabilitet pasi Shqiperia është e destabilizuar. Me zotin Ismailaj mund të jem takuar 2 ose 3 herë që nga viti 1997. Zoti Meta ka thënë që e kam firmosur unë CEZ-DIA-n por a nuk do të kishin sot shqiptarët firmën time po ta kisha firmosur unë?

Më sulmon Ilir Meta nga mënyrat më të ndyra që ekzistojnë, nga origjina nga familja. Prokuroria paska filluar një hetim për CEZ-in. Më kanë thirrur për këtë hetim që unë të vij sërish dhe të dëshmoj për ato që di.

Pavarësisht se ai është nga Skrapari dhe unë nga Myzeqeja , por deri te leqet më vjen mua. Unë do qëndroj dhe do dëshmoj sa herë të më thërrasin. Edhe sikur të ma persin mishin me copa. Video që do publikoj sot ka të bëjë me sqarimin e drejtorit ekzekutiv të CEZ se si Agron Çela ka përfituar para nga njo aferë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afera CEZ-DIA / Votimi për hetim ndërkombëtar, Berisha: Mungova pasi u keqkuptova
Zeneli i PD: Krimi ka gjetur ministrin e duhur ndaj zgjerohet çdo ditë »
Article Logic
Execution time: 0.031693935394287
array(1) { ["section"]=> string(121) "dritan-prifti-do-flas-edhe-sikur-te-me-presin-mishin-copa-copa-sot-do-shperndaj-videon-per-implikimin-e-agron-celes-22175" }