Dritan Prifti për kandidatët: Veliaj njeri me maskë, Halimi punëtor, por do votoj Sazanin

Publikuar tek: politike, më 07:34 15-06-2015 Dritan Prifti për kandidatët: Veliaj njeri me maskë, Halimi punëtor, por do votoj Sazanin

Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka komentuar kandidatët për bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai shprehet se Veliaj është një njeri me maskë, Halimi punëtorë, ndërsa thekson se vota e tij do të shkojë për Sazan Gurin.

“Unë nuk do të votoja kurrë për Erion Veliajn. Për mua ai është një person me maskë, i cili nuk thotë kurrë të vërtetën .Nuk mund të besoj asnjë fjalë që del nga goja e tij. Halim Kosova është modeli i njeriut të punës, të pakorruptuar dhe të ndershëm. Do të doja që Halimi të ishte pak më i ri, ashtu siç do të doja  që Erioni të ishte sadopak i sinqertë….Nuk ma bën zemra t’jua jap votën partive të vjetra. Sazani është luftëtar dhe pavarësisht se nuk fiton, vota ime le ta inkurajojë për betejat e së ardhmes. Ne kemi nevojë për një idealist që të luftojë për ne, pa përfitime direkte nga xhepi i tyre”, shprehet Prifti.

Duke folur për alencën  Rama-Meta, Prifti thotë se  “e shoh si një pazar interesash ekonomikë, të cilin Meta po  e shfrytëzon për xhepin e tij dhe Rama po e shfrytëzon për ta kthyer PS-në në Rilindje  dhe Shqipërinë në Mesjetë. Aleanca e tyre është kundër interesave kombëtarë”, thotë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ironizon kandidatët e PD-së: Të gjithë pa shkollë, jurist “Kristali”, borizanë e saldatorë
Fasada e Bashkisë së Durrësit mbledh si magnet kundërshtarët. Grida Duma e kritikon, Edi Rama e mburr »
Article Logic
Execution time: 0.016883850097656
array(1) { ["section"]=> string(92) "dritan-prifti-per-kandidatet-veliaj-njeri-me-maske-halimi-punetor-por-do-votoj-sazanin-13598" }