Dritan Prifti u kërkon fierakëve votat për Albert Çaçin

Publikuar tek: politike, më 17:19 09-06-2015 Dritan Prifti u kërkon fierakëve votat për Albert Çaçin Dritan Prifti në krah të Aalbert Çaçit në fushatë

Kandidati për kryetar të Bashkinë Fier, Albert Çaci, ka zhvilluar një takim në fshatin Daullas të komunës Qendër në Fier. Në krah të tij në fushatë ka qenë dhe ish deputeti i Fierit dhe ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili u ka premtuar banorëve të kësaj zone se "do ju kthehen zonat e përvetësuara padrejtësisht nga kryetari i komunës”

“Do të kthehen të gjitha tokat e marra në mënyrë të padrejtë. Tani që ka dalë sekreti nuk i mbajnë dot tokat të fshehta. Toka do të kthehet tek pronari. Ka dokumenta të cilat vertetojnë pronësinë e fermerëve, pasi deri tani janë fshehur padrejtësisht tokat e fermerëve”, tha Prifti  duke folur me banorët.

Ai ukërkoi votën e fierakëve për kandidatin e PSD-së, tre herë deputet në siglën e PS-së dhe socialist i vjetër, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur që i duhet Fierit. “Le të votojmë Albert Çaçin pasi është personi i duhur për Fierin. Berti është një njeri që di te hartojë dhe të zbatojë projekte. Çaçi është një njeri që punon për komunitetin. Është fierak e myzeqar. I aftë nga ana profesionale dhe e ka detyrim ndaj votuesve të tij punën me përkushtim e ndershmëri. Nuk do të zgjedhim një kandidat që të përfitojë për vete, por të zgjedhim një kandidaty që të punojë për komunitetitn, ndaj mendoni mirë. Edhe votën e kandidatit edhe votën e partisë jepeni për Nr.3. Kjo bashki do të ketë fonde pasi janë 9 komuna e 1 bashki, ndaj ka mundësi për tëmbajtur premtime e për të realizuar të gjitha projektet e hartuara”, tha Prifti gjatë fjalës së tij.

Kandidati Çaçi nga ana e tij ka theksuar se bashkia e re do të jetë një nga më të fuqishmet në vend dhe vëmendja ndaj banorëve do të jetë më e madhe. “Fondet janë më të mëdha dhe kjo të të na mundësojë që të ndërhyjmë në infrastrukturë. Unë premtoj gjëra të realizueshme e nuk jap premtime boshe. Ndryshoni mënyrën e votimit dhe drejtojeni voten tek PSD, pasi është alternativa më e mirë. Do të ulim tarifat e ujit, do të krijojmë ndërmarrje për pastrimin e sistemit të kullimit, do të ketë edhe vëmendje ndaj  frutikulturën e kujdes ndaj bujqësisë”, tha ndër të tjera kandidati Çaçi gjatë bisedës me banorët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fevziu: Pas një emisioni në vitin 2012, me Berishën nuk jemi telefonuar më
Rama në Malësinë e Madhe: Një fushatë historike, do ta mbaj mend gjatë »
Article Logic
Execution time: 0.031375885009766
array(1) { ["section"]=> string(61) "dritan-prifti-u-kerkon-fierakeve-votat-per-albert-cacin-13119" }