Dritan Shano: Që prej 1992 askush nuk i fiton zgjedhjet Shqipëri, ne duhet ta ndryshojmë

Publikuar tek: politike, më 16:09 28-10-2016 Dritan Shano: Që prej 1992 askush nuk i fiton zgjedhjet Shqipëri, ne duhet ta ndryshojmë

Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano shprehet se prej vitit 1992 askush nuk i fiton zgjedhjet në Shqipëri, por ato humben nga partia në pushtet.

Për Shanon, që ky vend të ndryshojë, Partia Demokratike nuk do duhet të presë që t’i mbetet pushteti në dorë, por ta fitojë atë.

“Që nga Marsi 1992, më pas, gjithnjë e më shumë, askush nuk i fiton zgjedhjet në Shqipëri. Ato humben. Pra, pushteti të ngel në dorë, sepse ai që e ka e humb atë. Kushdo që bie nga pushteti në Shqipëri, është e sigurtë që nuk bie në dysheme, por në gropën që ka hapur vetë. Sa më të thellë ta ketë hapur këtë gropë, aq më e vështirë do jetë për të dalë. Si puna e borxhit publik, e paguajnë të tjerët. Që ky vend të ndryshojë, mendoj se ne na duhet ta fitojmë pushtetin, jo të presim që të na ngeli në dorë”, shprehet Shano.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Demokratike nis protestat në dhjetor, bojkoton edhe Parlamentin
Hapen arkivat, kur Edi Rama merrte pjesë në 10-vjetorin e “Koha Jonë” »
Article Logic
Execution time: 0.024343013763428
array(1) { ["section"]=> string(92) "dritan-shano-qe-prej-1992-askush-nuk-i-fiton-zgjedhjet-shqiperi-ne-duhet-ta-ndryshojme-57693" }