Dritan Ylli i LSI-së i del në krahë Nikollaq Neranxit: Incident i rëndomtë, pa pasur nevojë të shpallet në kërkim

Publikuar tek: politike, më 09:58 25-04-2016 Dritan Ylli i LSI-së i del në krahë Nikollaq Neranxit: Incident i rëndomtë, pa pasur nevojë të shpallet në kërkim

Dritan Ylli, një nga figurat e njohura të LSI-së,  i del në krahë Nikollaq Neranxit, duke vënë në dyshim punën e policisë.

Ylli, tashmë kreu i inspektoriatit Shtetëror të Punës, hedh dyshime, duke sjellë në vëmendje grabitjen e biznesit të tij një vit më parë, ndërsa policia nuk gjeti asnjëherë autorët.

Edhe pse Neranxi u lirua nga policia, Ylli mendon se nuk kishte nevojë as të arrestohej e as të shpallej në kërkim.

“Diçka më shumë se një vit më parë, një ndër taksapaguesit më të rëndësishëm të vendit tonë, kompania ''Neranxi'' u grabit në mes të ditës dhe autorët s'u gjendën kurrë...Sot (të shtunën) Nikollaq Neranxi u shoqërua në polici...Një incident i rëndomtë, që gjithnjë ka premisa të sqarohet pa pasur nevojë, të shpallet në kerkim një prej punëdhënësve më të mëdhenj në Shqipëri...’’, shkruan Ylli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë bëri Erion Veliaj javës që shkoi
Mblidhet PD pas përjashtimit të Berishës. Basha: Bojkot 10 ditë Kuvendit, Rama po i bën avokatinë Shullazit »
Article Logic
Execution time: 0.023607969284058
array(1) { ["section"]=> string(117) "dritan-ylli-i-lsi-se-i-del-ne-krahe-nikollaq-neranxit-incident-i-rendomte-pa-pasur-nevoje-te-shpallet-ne-kerkim-38604" }