Drithëruese, publikohet kënga e re e “West Side Family”, dëgjohet dhe zëri i Dr Florit…

Publikuar tek: kulture-art, më 21:09 29-12-2017 Drithëruese, publikohet kënga e re e “West Side Family”, dëgjohet dhe zëri i Dr Florit…

Sapo është lancuar në rrjetin “You Tube” kënga më e fundit e grupit “West Side Family” ku dëgjohet dhe zëri Dr Florit.

Kënga me vargjet e Dr Florit më në fund është bërë gati nga dy pjesëtaret e tjerë të grupit Landi dhe Miri. Kënga me titull “Beso” trajton temën e korrupsionit në vend dhe disa nga plagët më të rënda sociale në Shqipëri.

Kjo këngë hapet me zërin e Dr Florit i cili ka qenë dhe ideatori i saj, por u deshën 3 vite nga ndarja e tij nga jeta që kënga të dilte dhe për publikun. Ashtu si muzika edhe klipi i këtij projekti të ri muzikor përshkohet nga momente shumë prekëse.

Kënga pritet të pëlqehet shumë, pasi prej kohësh fansat kishin pritur një rikthim të “West Side Family” edhe pse tashmë ky rikthim nuk mund të jetë dot i plotë.

Më poshtë kënga:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rinia e përjetshme e xha Bejos
»
Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373
array(1) { ["section"]=> string(89) "dritheruese-publikohet-kenga-e-re-e-west-side-family-degjohet-dhe-zeri-i-dr-florit-104875" }