Droga në autobusin e FRESSH, Basha i përgjigjet Ramës: Askush nuk gëzon nga kjo ngjarje

Publikuar tek: politike, më 16:34 30-01-2016 Droga në autobusin e FRESSH, Basha i përgjigjet Ramës: Askush nuk gëzon nga kjo ngjarje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së shkurtër të kryeministrit Edi Rama, që i konsideronte reagimet për drogën e gjetur në autobusin e FRESSH si baltë të hedhur ndaj të rinjve socialistë.

Duke theksuar se askush nuk gëzon me këtë ngjarje, Basha shprehet se përgjegjës për të dhe gjendjen në të cilën është katandisur vendin, është vetë Edi Rama.

“Nuk ka horrllek me te madh se sa te mbulosh vendin me droge e te qeverisesh me trafikante. Horrllek eshte kur ministri yt i jep makinen private trafikanteve, kur deputeti yt qe e ke bere pasha te jugut propagandon kanabisin, kur drejtuesit e policise emerohen nga klanet kriminale. Ti dhe droga e trafiku i saj jeni ne simbioze perfekte, ndaj refuzove testin e saj. Kete horrllek ia sherben ti si model te rinjve dhe te rejave te Fresh. Askush nuk gezon nga kjo ngjarje, deshmi tronditese ku eshte katandisur vendi, me drogen biznes te miqve te tu me trafikantet qe i ke sjelle deri ne parlament. Ti je pergjegjes e askush tjeter per kete drame te vendit. Pergjegjes qe ngrefesh si kokosh me fatkeqesite e qytetareve. Por dita e gjykimit po afron”, ka thënë Basha. 


Reagon Rama: Sulm baltosës ndaj FRESSH-it

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e drogës së gjetur në autobusin me të cilin udhëtonin të rinjtë e FRESSH dhe deklaratat e bëra nga të rinjtë e FRPD-së dhe eksponentë të PD-së.

Duke e konsideruar si një sulm baltosës ndaj të rinjve socialist, Rama shkruan: “Kur mendon se horrllëku i baltës s'ka ku shkon më tutje, ka prapë edhe më tutje!... Sulmi i baltës sot ndaj Fresshit shembulli më i freskët!”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi reaguan pas lajmit duke akuzuar për ngjarjen nënkryetarin Artur Micko.

Postimi i Berishës:

Kjo eshte Shqiperia e gjenerates tjeter socialiste kanabiste e narkomanit Edi Rama!

Autobuzi me 40 rinj te partise kanabiste gjendet plot "mall" ne doganat turke. Trafikun e udhehiqte nenkryetari i FRESSH, Micko!

Te dashur miq, mediat e vendit dhe ato te huaja njoftojne skandalin e radhes te partise kanabiste. Ato njoftojne lajmin trondites se autobuzi me 40 anetare te zgjedhur te FRESSH-it, qe po shkonin ne nje udhetim turistik te organizuar ne Turqi u ndalua nga doganat turke pasi bagazhet dhe jo vetem bagazhet e turisteve kanabist, ishin plot me "mall".

Per te udhehequr trafikun, Edvin Kristaq Rama kishte ngarkuar direkt me te besuarin e tij ne FRESSH, nenkryetarin e FRESSH-it njekohesisht Drejtorin e Sherbimit Kombetar te Punesimit, Artur Micko, djalin e Gjykatesit te Kostandinit te partise, qe si xhelat i 5 viktimave, me urdher te Rames nuk mori denim te perjetshem.

Ky eshte skandali i radhes, kjo eshte Shqipria e gjenerates tjeter socialiste e narkomanit Edi Rama!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja zbret tek të rinjtë, Këlliçi: Micko gjen mënyra të reja punësimi për socialistët, trafikant droge profesioni i pëlqyer
Zgjedhjet në PS, Braçe: Kryetari të rikonfirmohet, Ministrat të mos rrinë në zyrë »
Article Logic
Execution time: 0.027546882629395
array(1) { ["section"]=> string(91) "droga-ne-autobusin-e-fressh-basha-i-pergjigjet-rames-askush-nuk-gezon-nga-kjo-ngjarje-31338" }