Drogë në shkolla, arrestohen 2 shpërndarësit, kapet edhe një tjetër me fishekë e jelek antiplumb (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 09-11-2018 Drogë në shkolla, arrestohen 2 shpërndarësit, kapet edhe një tjetër me fishekë e jelek antiplumb (EMRAT)

Ndalohen dy persona që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave në Berat.

 

Ndërkaq, arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit:

  • • Klei Çobo, 19 vjeç:
  • • Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.                                

Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Policia e Beratit fton çdo qytetar që konstaton paligjshmëri të telefonojë falas në nr 112 ose të denoncojë përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.

45868971_519259771881224_4054011023579938816_n.jpg

45868971_519259771881224_4054011023579938816_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot del para VETTINGUT prokurori i arrestimeve VIP
I vuri zjarrin një makine, policia shpall në kërkim autorin (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.023936986923218
array(1) { ["section"]=> string(107) "droge-ne-shkolla-arrestohen-2-shperndaresit-kapet-edhe-nje-tjeter-me-fisheke-e-jelek-antiplumb-emrat-140848" }