Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohen 2 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 09-11-2018 Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohen 2 persona Foto ilustruese

Dy shtetas grekë janë arrestuar pasi u kapën me një sasi droge të ardhur nga Shqipëria.

Të arrestuarit janë të moshës 36 dhe 26 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.

Ata akuzohen për import dhe transport të lëndëve narkotike, me qëllim trafikimin.

Policia e ndaloi për kontroll mjetin që drejtonte 39 vjeçari, në afërsi të pikës kufitare të Qafë Botës.

Në portbagazhin e mjetit u gjetën 14 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë 40,8 kilogramë, si dhe 9 paketa me kanabis të tipit “çokollatë”, që peshonte 2,2 kg.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Bularati’, Sandër Lleshi merr në dorë ‘frerët’: 52 persona 'NON GRATA', askush të mos e marrë urtësinë tonë për dobësi
VRITET me armë gjahu kreu i njësisë administrative në Selenicë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0044801235198975
array(1) { ["section"]=> string(61) "droge-nga-shqiperia-drejt-greqise-arrestohen-2-persona-140898" }