“Droni në stadium u lëshua nga Serbia, Ballisti nuk mund ta realizonte i vetëm” deklarata e fortë e ish-presidentit të federates serbe

Publikuar tek: sport, më 19:53 07-10-2016 “Droni në stadium u lëshua nga Serbia, Ballisti nuk mund ta realizonte i vetëm” deklarata e fortë e ish-presidentit të federates serbe

Tomislav Karaxhiç ka thënë se droni në ndeshjen me Shqipërinë është lëshuar me ndihmën e Serbisë. Ai ka edhe akuza edhe për ndeshjen në Gjenovë kundër Italisë.

Dikur kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe ish- president i Federatës së Futbollit serb, Tomislav Karaxhiq gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Informer, ka deklaruar se nga ‘kuzhina e tyre’ janë organizuar trazirat në Gjenovë, si dhe lëshimi i dronit që ka qenë shkak i ndërprerjes së lojës me Shqipërinë në stadiumin e Partizanit në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Francë, shkruan Telegrafi.

Ky akt në stadiumin e Partizanit, i kishte kushtuar shtrenjtë kombëtares serbe që është vepër e Ismajl Morinës, por Karaxhiq dyshon se dikush tjetër qëndron prapa gjithë kësaj, transmeton Telegrafi.

“Ndoshta edhe ai ka qenë një hallkë në këtë organizim, ku e di. Por nuk ka dyshim se e ka pasur mbështetjen nga Serbia. Nuk mundet dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në kulmin e kishës dhe të lëshojë dronin, e për këtë askush të mos dijë asgjë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është diçka e pabesueshme”.

“Është dashur guxim i madh të realizohet një operacion i tillë kundër vendit të vet, kombëtares dhe interesit nacional. Hallall i qoftë. Një gjë e tillë nuk ka mundur të kryhet pa mbështetjen e madhe”, ka deklaruar Karaxhiq.

“E dini se çfarë ka ndodhur pas dronit e deri më sot? Jam i vetmi që jam dënuar me 70 mijë dinarë për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes”, ka shtuar ai.

Shqipëria kishte fituar në CAS me rezultat 3-0, njësoj si Italia për incidentet në Gjenovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria më e vështirë se Italia, trajneri i Spanjës bën elozhe
Alternativat e De Biasit nuk bindën, ja çfarë ndodh me Spanjën »
Article Logic
Execution time: 0.018563032150269
array(1) { ["section"]=> string(137) "droni-ne-stadium-u-leshua-nga-serbia-ballisti-nuk-mund-ta-realizonte-i-vetem-deklarata-e-forte-e-ish-presidentit-te-federates-serbe-55443" }