‘’Druri Gjenealogjik i familjes Vorpsi”, deputeti socialist tregon detaje rreth librit për familjen e tij

Publikuar tek: kulture-art, më 08:09 30-09-2018 ‘’Druri Gjenealogjik i familjes Vorpsi”, deputeti socialist tregon detaje rreth librit për familjen e tij

Në Muzeun Historik Kombëtar është zhvilluar ceremonia e përurimit të librit “Druri Gjenealogjik i familjes Vorpsi” i autorit Ahmet Vorpsi.

Lajmin e konfirmon deputeti i PS, Sadi Vorpsi. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale zgjedh të ndaje me ndjekësit disa rreshta rreh librit dhe familjes Voropsi, si një nga familjet më të vjetra tiranase.

Më poshtë komenti i plotë:

‘’Druri Gjenealogjik i familjes Vorpsi”

Në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua ceremonia e përurimit të librit “Druri Gjenealogjik i familjes Vorpsi” i autorit Ahmet Vorpsi.

Duke falenderuar Ahmetin për punën e mrekullueshme, si dhe të pranishmit për prezencën, dua t'ju përcjell disa fjalë rreth botimit.

Libri i autori Ahmet Vorpsi flet për prejardhjen, vendbanimet, si dhe arsyet e shpërnguljeve të kësaj familje.

Familja Vorpsi, me kombësi shqiptare, për nga vjetërsia është autoktone tiranase. Është një familje e madhe, në të cilën çdo pozicion përkon me një tip të veçantë marrëdhëniesh. Ajo nuk është një familje e ashtuquajtur ‘nukleare’ apo ‘atomike’, e përbërë vetëm nga prindër dhe fëmijë.

Në gjirin e saj normalisht përfshihen shumë breza, ku marrëdhëniet midis tyre ruhen të pastra. Vendi më i bukur e më i dashur në botë është shtëpia.

Ashtu sikurse çatia dhe muret e shtëpisë qëndrojnë në këmbë, nëse ngrihen mbi themele të shëndosha, ashtu edhe familja funksionon në mënyrë harmonike kur brezat transmetojnë te njeri-tjetri virtytet nga më të mirat.

Shtëpia rrezaton, kur banorët e saj janë pajisur me vlerat e nevojshme humane.

Me nderime,

Sadi

42744701_1879629765435863_5527838555964964864_n.jpg

42748887_1879629742102532_6854199610307510272_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « GËZIM KAME SI FESTË KOMBËTARE, sjell te Turbina dramën 'Terrori'
Sot në ditelindjen e lirikut tragjik »
Article Logic
Execution time: 0.011388063430786
array(1) { ["section"]=> string(108) "druri-gjenealogjik-i-familjes-vorpsi-deputeti-socialist-tregon-detaje-rreth-librit-per-familjen-e-tij-136092" }