“Dua gazetarë që gjunjëzohen lehtë”, shkarkohet ministri i Mbrojtjes

Publikuar tek: bota, më 15:53 06-02-2016 “Dua gazetarë që gjunjëzohen lehtë”, shkarkohet ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes ka humbur postin e tij për shkak të një deklarate të tij ku ka thënë fjalë për fjalë: “Dua ata gazetarë që gjunjëzohen lehtë”.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Serbi ku parlamenti ka liruar nga detyra Bratislav Gashiç për ofendimin që ka bërë ndaj gazetarëve të cilët nuk bënin ashtu siç thoshte ai, raporton Reurters

Gashiç është larguar nga puna me vendim të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka gjetur menjëherë zëvendësin e tij duke caktuar si ministër të përkohshëm, Dushan Vujoviç.

“Ju kërkoj të mbështesni vendimin tim, për shkak të mirësjelljes dhe respektit që ne të gjithë duhet të tregojmë për të tjerët”, ka thënë në parlament kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03662109375
array(1) { ["section"]=> string(71) "dua-gazetare-qe-gjunjezohen-lehte-shkarkohet-ministri-i-mbrojtjes-31909" }