Dua Lipa fiton dy çmime Grammy

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:04 11-02-2019 Dua Lipa fiton dy çmime Grammy

Dua Lipa tani edhe fituese e dy çmimeve prestigjioze, Grammy, në ceremoninë e mbrëmshme në Los Angeles.

Këngëtarja nga Kosova ka arritur të bëhet shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, 'Electricity', është zgjedhur si kënga më e mirë 'Dance' e vitit.

Dua rrëmbeu po ashtu çmimin si Artistja e re më e mirë e vitit. 

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

yyyyy.png

fffffffffffffff.png

 

reee.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ardit Gjebrea prek zemrat me fjalët ndaj së bijës: Veç ta mbërrij atë ditë
Anna i bën pyetjen e veçantë, Ardit Gjebrea i emocionuar: Veç ta mbërrij atë ditë »
Article Logic
Execution time: 0.0044400691986084
array(1) { ["section"]=> string(37) "dua-lipa-fiton-dy-cmime-grammy-152318" }