Dua Lipa sqaron para të gjithëvë rivalitetin me Rita Orën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:05 09-08-2018 Dua Lipa sqaron para të gjithëvë rivalitetin me Rita Orën

Në datën 10 gusht këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do të jetë pjesë e festivalit të muzikës 'Sunny Hills Festival'' që do të mbahet në Kosovë.

Teksa edhe 1 ditë na ndan nga festivali, këngëtarja me famë botërore ka mbërritur në Kosovë.

Në konferencën e realizuar nga babi i saj, Dua foli edhe për planet e së ardhmes së koncertit dhe dëshirës per të pasur këngëtarë të tjerë.

"Kemi dëshirë të sjellim shumë artiste femra në festivalin “Sunny Hill”,perfshirë këtu Rita Ora,Bebe Rexha,Era Istrefi dhe te tjerë”- u shpreh Dua.

Me këtë deklaratë këngëtarja i hodhi poshtë të gjitha aludimet për një rivalitet të mundshëm me këngëtaren Rita Ora.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044801235198975
array(1) { ["section"]=> string(64) "dua-lipa-sqaron-para-te-gjitheve-rivalitetin-me-rita-oren-130615" }