“Dua të mbushem me frymë...” fjalimet goditëse të Arbër Çepanit dhe Ervin Gocit sot në protestë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:22 01-10-2016 “Dua të mbushem me frymë...” fjalimet goditëse të Arbër Çepanit dhe Ervin Gocit sot në protestë

Shoqëria civile sot më e bashkuar dhe e vendosur se kurrë ka zhvilluar protestën e rradhës kundër importit të mbetjeve. Aktvistët Arbër Çepani dhe Ervin Goci kanë një mesazh për të gjithë qytetarët dhe pushtetarët e këtij vendi. Për më shumë lexoni fjalimet e tyre goditëse!

Arbër Çepani:

Dua te mbushem me fryme……Cfare priviligji te jem para jush, sot ketu!! Gjithsecili prej jush sot, nga i pari tek i fundit, eshte deshmia e gjalle, se Shqiperia nuk eshte prone e partive politike, te cilat kur jane ne opozite kundershtojne importin e plehrave dhe kur jane ne pushtet duan ta groposin vendin ne plehra. Cdo shqiptar sot ketu, deshmon se nuk eshte prone private e nje kryetari partie por individ i lire qe me vullnetin e tij vendos fatin e tij..... vendos te ardhmen e tij!! Sot, ju qe keni ardhur ketu, qe keni lene kafenete, qe keni thyer apatine, qe keni lene pas te gjithe ata qe ju thone per cfare dilni te protestoni se askush nuk do ju degjoje, sepse jeni thjesht numra…. Sot me lejoni t’ju them se gjithesecili prej jush, po shkruan per se gjalli historine e qytetarise..... Gjithsecili prej jush sot, eshte oksigjeni i nje Shqiperie qe duan ta mbysim me plehra!! Qe e kane vjedhur, shkaterruar, perdhenuar 25 vite dhe sot duan ta varrosin perfundimisht per se gjalli me plehra!! Ati yne qe je larte ne qiell, te lutem fali se nuk dijne cfare bejne!!! Te lutem fali o At, sepse ajri qe do thithin nga toksinat e “mbetjeve te gjelberta” te Evropes, ashtu sic kane qejf ti quajne kur jane ne pushtet, nuk do pyesi nese jane socialiste, demokrate, Lsi-ste apo balliste. Ajri qe do thithin o At, nuk do pyesi nese jane te varfer apo te pasur....as nese do kene pushtet apo jo.... Ajri qe do thithim o At, pervecse shendetit tone do helmoje edhe shpresat tona.... Shpresen se ky vend i bekuar nga perendia me 365 dite me diell ne vit, nuk do importoje plehra por KURAJO!! KURAJO!! Kurajo per te enderruar nje Shqiperi turistike, jo nje Shqiperi te plehrave! Kurajo per te ngritur nje Shqiperi qe prodhon fruta dhe perime BIO, jo nje Shqiperi qe prodhon mbetje industriale! Kurajo per ta pare Shqiperine si perlen e Evropes, jo si depoziten e Evropes!! Fali o At per makuterine dhe pangopesine e tyre.....Me lejoni ketu te citoj nje multimilardier qe te gjithe e njohim, Steve Jobs, i cili perpara se te vdiste tha:”Kur te vdes, nuk dua te jem me i pasuri nder te vdekurit. Kur te vdes, dua ti le dicka te mire njerzve, qe te kene mundesine te me kujtojne per ate cka kam bere”! Po ju te nderuar politikane, te nderuar ligjevenes, te nderuar deputete te Republikes se Shqiperise, qe zgjidheni per te perfaqesuar interesat tona dhe perfundoni duke u bere avoketer meskin te interesave tuaja ngushtesisht private.... E keni menduar ndonjehere se cfare do tu lini njerezve?! E keni menduar ndonjehere, se nga e gjithe pasuria qe keni ngritur dhe po ngrini mbi kurrizin tone....ne fund te diteve, ajo qe do ju mbetet, nuk eshte asgje tjeter vecse...... 2 metra katror grop nen dhe?! Asgje me shume dhe asgje me pak... vetem 2 metra katror nen dhe!!Asgje nuk kemi te perjetshme ne kete jete.... Por te perjetshme mund te jene veprat e mira qe leme pas!!Kini kurajo edhe ju ashtu sikurse ne, te mos pranoni te beheni kazani i mbetjeve te Evropes! Keshtu te pakten neser, historia nuk do ju gjykoje si tradhtare qe e shkaterruan Shqiperine me keq se okupatoret! Bejeni per veten, per femijet tuaj dhe per cdo shqiptar qe ju ka besuar se do perfaqesonit interesat e tyre! Sa per ju, te nderuar motra dhe vellezer, duke ardhur sot ne proteste, keni hapur nje faqe te re ne kapitullin e demokracise shqiptare... Sot po i tregoni cdo politikani, se nuk jeni thjesht numra qe mbushni sheshet per mitingje elektorale por jeni filizat e reja te nje uragani qytetar, qe do ti ktheje buzeqeshjen ketij vendi te bekuar nga Perendia! Zoti ju bekofte ju! Zoti bekofte cdo shqiptar te mire te lire!! Ju faleminderit!! - Nga fjala e mbajtur sot ne protesten kunder importit te plehrave, 1 Tetor 2016.

Prof.Ervin Goci:

Nga protesta sot...
Rreziku i vertete nuk jane mbetjet, rreziku i vertete jane mbetjet qe menaxhojne mbetjet :

- Rrezik i vërtetë nuk janë mbetjet, po kush i administron mbetjet. Lista e mbetjeve nuk është në ligj, është në dorë të qeverisë. Kur mbetjet administrojne mbetjet, problemi mbetet.
- Rrezik është importi i palimituar që mund të gjenerojë një industri quasi-fasone, apo call-centerash, me fabrika që djegin plehra anembanë vendit, me punëtorë që e lënë shëndetin kapar për të mbajtur frymën gjallë.
Rrezik është një industri që sot ka 30000 punëtorë informalë, nesër mund t`ia kalojë fasonëve dhe call-center-ave të mbledhura bashkë, dhe ka rrezik që këto shifra qeveria t`i numërojë si rritje punësimit.
- Rrezik është që të investohen miljona euro për të blerë ndotjen, dhe vendi të notojë sot e përmot i lumtur mes plehrash.
- Rrezik është që të injorosh parimin e afërsisë dhe të shkosh të gjesh plehra në filifistun.
- Rrezik është që ta shesësh aventurën e importit të mbetjeve, si zgjidhje për plehrat e brendshme.
- Rrezik është që sot që flasim asnjë institucion shtetëror, nuk ka një raport mjedisor për gjendjen e kësaj industrie.,dhe po këto institucione do përcaktojnë nesër listat e mbetjeve të importueshme, dhe standartet mjedisore.
- Rrezik është që të marrësh ca kioska t`i quash industri dhe nga krahu tjetër t`ia veshësh me tendera me impiante e me miljona euro investime, pa hyr asnjë ligj në fuqi.
- Rrezik për mua , është se si ka mundësi që një industri kaq delikate, ka funksionuar në një informalitet të plotë dhe tani i vënë kurorë për merita të vecanta me kontribute të larta për kombin.
- Rrezik është që lista nuk është 4, po është 200 lloje mbetjesh, rrezik është se këto mbetje nuk do të futen më në informalitet, por do ngrihet një sistem i tërë për ta formalizuar këtë krim.
Rrezik është se korrupsionin nuk e bëjnë makineritë, por njerëzit..nëse shtete, kompani, individë bien dakort, nuk kanë makineri ta ndalojë këtë proces.
- Rrezik eshte që në dhjetor të 2016-tës, duhet të kishim mbaruar punë me ndarjen në burim, dhe asnjë nuk mban përgjegjësi për këtë gjë - e njëjta burokraci e falimentuar na fton sot që t`i besojmë se do ta zgjidhë me import.
- Rrezik është që me këtë ligj, zyrtarizohet djegja e plehrave të importuara në cdo cep të territorit, me hilene që digjen për prodhim energjie.
- Rreziku i madh është , që relatorët e rreziqeve të shkuara të Ligjit të vjetër, na janë kthyer në promotoret e mrekullisë së gjelbërt që na vjen nga matanë detit
- Rrezik është që ky pushtet, e barazon jetën me një gjobë administrative , i vë cmimin shëndetit dhe na fton në hara-kiri kolektive
- Rrezik është të ketë rëndësi vetëm industria, dhe mos të ketë pikë rëndësie pastërtia.
- Rrezik është kur një i zgjedhur të flasë dy muaj në emër të industrisë, dhe mos të harxhojë llafin për ata që e kanë zgjedhur.
- Rrezik është që Ligji në faqe të parë flet për mbrotjen e mjedisit dhe jetës, dhe pas faqesh më tej kthehet në manual se si të shkatërrohet mjedisi, duke injoruar frymën dhe parimet mjedisore.
- E rrezikshme është të ftosh shoqërinë civile në krim, dhe të pranosh publikisht me këtë akt se qytetarët e kësaj Republike nuk besojnë te ky pushtet.
- Rrezik është të kesh shtete fqinj, që ka prodhuar vetëm kriza në administrimin e mbetjeve, dhe importin e këtyrë mbetjeve nga këto shtete ta prezantosh si shpëtim.
- Rrezik i madh shumë është të krahasosh Shqipërinë me Suedinë
- Rrezik është që pasi një parti politike del në shesh për të mbledh firma me qytetarët, e bënin sheshin përshesh, dhe do të na cojë të gjithëve për lesh
- Rrezik është se mos e njëjta parti na del pas nja ca vitesh, dhe kërkon falje se e bëra gabimin pa dashje
- Rrezik është një klasë politike që bën ping-pong me interesin qytetar, duke kërkuar shplarjen e ndërgjegjes me kauzat qytetare.
- Rreziku që ndjen qytetari shqiptar në cdo cep të territorit, është mungesa e shtetit dhe pasiguria e të jetuarit të cdo sekondi në në një vend si ky i yni.
Rreziku nuk janë plehrat, as mbetjet, as lënda e parë, quajini si të doni....Rreziku jeni ju!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032895803451538
array(1) { ["section"]=> string(96) "dua-te-mbushem-me-fryme-fjalimet-goditese-te-arber-cepanit-dhe-ervin-gocit-sot-ne-proteste-54772" }