Duajeni votën dhe trajtojeni atë si IPHONE i juaj!

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:53 10-06-2015 Duajeni votën dhe trajtojeni atë si IPHONE i juaj!

Nga:Afrim Krasniqi

Me gjuhën e të rinjve: një diplomat perëndimor i këshilloi javën e kaluar të rinjtë votues ta duan Shqipërinë si benzin e tyre! Një simbolikë që tërheq auditor dhe flet me gjuhën e rinisë, por që përtej simbolikës mbart gjithçka që na shqetëson sot, përfshirë nevojën e madhe për të qenë më aktiv, më rebelues, më kritik, më kërkues dhe më inovatorë ndaj sistemit abuziv përfaqësues.



Ata që zhgënjehen me demokracinë në fakt janë zhgënjyer me fotokopjen e saj, të cilën eksperimentojmë prej më se dy dekadash. Ne nuk e kemi provuar ende demokracinë, siç e mendojmë atë. Do duhet kohë e gjatë për ta jetuar. Por brezi i ri mund të bëjë diçka, - çdo ditë, çdo moment, - për të shkurtuar rrugën e gjatë dhe për t’i dhënë fund alibisë së pritjes, fatit të përcaktuar apo pafuqisë për ndryshim. Ambasadori amerikan foli sot në Korçë për votën e të rinjve, nevojën për votë kundër të inkriminuarve, nevojën për pjesëmarrje, nevojën të shitet vota. Imagjinoni, - kjo ndodh në një vend në NATO që pretendon të hyjë në BE! Një shekull larg standardeve minimale dhe domethënëse që militantëve tu hapen sytë dhe të kuptojnë përfundimisht se ata që mbani në supe si heronj, idhuj dhe liderë historikë, -në thelb nuk janë gjë tjetër përveçse përgjegjësit kryesorë të gjendjes ku ndodhemi!

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) me mbështetjen e programit për demokracinë të Ambasadës Amerikane iu kushtua këto ditë akteve nxitëse të rritjes së ndërgjegjësimit për pjesëmarrje sa më të madhe të moshave të reja dhe të qytetarëve aktiv në vendimmarrje. Nëse të mençurit nuk votojnë, atëherë vendimet për ta do të merren nga të tjerët! Kaq e thjeshtë është. Kjo fotografi e hartuar me gjuhën rinore synon të tërheqë vëmendjen për të njëjtën gjë: duajeni votën dhe trajtojeni atë si IPHONE tuaj! Vajzës time i pëlqeu edhe pse ende nuk është votuese. Shpresoj të nxisë tek mosha votuese sadopak interes!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025508165359497
array(1) { ["section"]=> string(55) "duajeni-voten-dhe-trajtojeni-ate-si-iphone-i-juaj-13191" }