“Duam kampionatin dhe Europa League”

Publikuar tek: sport, më 18:06 28-06-2016 “Duam kampionatin dhe Europa League”

Zhang Jindong, pronari i ri i klubit të Interit, ka vendosur disa objekiva të qarta për sezonin e ri në Serie A dhe Europa League. Bosi i Suning ka deklaruar se Inter do të synojë të fitojë kampionatin italian dhe Europa League në mënyrë që të kthehet bindshëm në skenën botërore.

“Duam kampionatin dhe fitullin e Europa League. Vetëm kështu do të kthehemi bindshëm në skenën botërore. Objektivi është që të luajmë në Ligën e Kampionëve. Krahas entusiazmit, kërkojmë më shumë përgjegjësi. Pasioni i Morattit për futbollin italian dhe për Interin është tepër i madh. Ai është një president legjendar”, ka thënë Jindong.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave, pronarët e rinj të Interit duhet të lëvizin me shpejtësi në merkato nëse vërtetë duan që të realizojnë pritshmëritë e tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Menjëherë pas humbjes, dorëhiqet trajneri i Anglisë Roy Hodgson
Partizani barazon në ndeshjen e parë, kualifikimi vendoset në Sllovaki »
Article Logic
Execution time: 0.021533966064453
array(1) { ["section"]=> string(40) "duam-kampionatin-dhe-europa-league-44850" }