Dueli për portën e kombëtares Strakosha apo Berisha, ja çfarë thonë dy portierët

Publikuar tek: sport, më 20:20 28-08-2017 Dueli për portën e kombëtares Strakosha apo Berisha, ja çfarë thonë dy portierët

Ditën e sotme ka filluar grumbullimi për kombëtaren shqiptare, për herë të parë nën urdhrat e Kristian Panuçit.

Me riktihimin e kombëtares në kampin kuq e zi është rikthyer edhe dilema se kush do të mbrojë portën, Strakosha apo Berisha. Të dy portierët janë duke kaluar një formë mjaft të mirë më skuadrat respektive tek Lazio dhe Atalanta.

Vetë trajneri i kombëtares Panuçi nuk pranoi të jap shpejgime për portierin titullar duke thënë se ka në dispozicion dy super portier dhe se të shtunën do të shohim se kush do të jetë në kuadratin e kuq e zi përballë Lihteshtejnit.

Ndërsa dy portierët nuk shafqen shumë të shqetësuar për këtë situatë, duke thënë se mbi të gjitha ata duan të mirën e kombëtares dhe se mbeten miq të mirë mes tyre.

Berisha u shpreh se “është diçka pozitive, për shkak se trajneri ka mundësi të zgjedhë, dhe jo vetëm për repartin më të tërhequr, por për të gjitha repartet e tjera. Është një plus që i shërben shumë kombëtares që të ketë sa më shumë konkurrencë”.

Ndërsa Strakosha tha se “Mendoj se jemi gjithmonë shokë. Edhe kështu do jemi gjithmonë. Jam krenar që jam këtu, tani që ndodhi rëndësi ka që të fitojmë ndeshjet”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter dhe Juventus përplasen në merakto për një shqiptar
Ikën Mbappe, Monako zëvendësuesin e gjen në Itali, merr Jovetiç nga Inter »
Article Logic
Execution time: 0.0044281482696533
array(1) { ["section"]=> string(85) "dueli-per-porten-e-kombetares-strakosha-apo-berisha-ja-cfare-thone-dy-portieret-90467" }