Duffy në Jal dhe zbulon se në skenë ka një problem. A e dini cili është halli i saj?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:59 05-08-2015 Duffy në Jal dhe zbulon se në skenë ka një problem. A e dini cili është halli i saj? Dafina Zeqiri duke dhene interviste per Mad TV nga Jali

Dafina Zeqiri gjendet në Jal në bregdetin shqiptar. Në një intervistë për Mad TV, këngëtarja kosovare thotë se ka vetëm një problem. 

“Në fillim të karrierës kam qenë me stres se kisha pak problem me fol gjuhën shqipe. Si me e mbajt publikun, po e tejkalova dhe mezi pres të dal në skenë. I vetmi problem që më është dukur për publikun nëse mikrofoni ka pasur ndonjë defekt. Nëse mikrofoni nuk është në rregull për mua është problem i madh”, tha Dafina Zeqiri.

Ajo shton në intervistë se tani po i  bëhen 10 vite karrierë, dhe në fillim ka pasur vështirësi me gjuhën shqipe dhe mënyrën sesi duhet të komunikonte me publikun.   

“Këtë vit bëhen 10 vite karrierë. Cdo vit, është duke u rritur suksesi. Gjërat e papritura janë më të mirat. Kjo ka qenë një gjë që ka ndodhur para tre vitesh me djalin e dajës tim. Ndodhi natyralisht, kemi krejuar ekipin. Ajo është një fazë e karrierës që të çon më lart. Pa skuadrën time, sbesoj se do kisha arritur projektet që kemi bërë deri tani.

Kemi tre projekte dhe kemi problem se kë të lançojmë më përpara. Kemi një bashkëpunim, por mund të them se ato janë ndryshe nga njëra tjetra. Sot jemi në Jal dhe non stop frymëzohemi nga vendi apo ngjarjet që na ndodhin rrugës. Mezi po pres për të filluar xhirimet, me e pa dhe ju dhe publiku” tha Dafina. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12752485275269
array(1) { ["section"]=> string(88) "duffy-ne-jal-dhe-zbulon-se-ne-skene-ka-nje-problem-a-e-dini-cili-eshte-halli-i-saj-17834" }