Duhan në lokale, ISHSH ndëshkon 17 biznese në Durrës (Lista me gjoba)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:09 12-01-2018 Duhan në lokale, ISHSH ndëshkon 17 biznese në Durrës (Lista me gjoba)

“Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin”, kështu shprehet Eltar Deda, Kryeinspektor Shtetëror Shëndetësor pas ndëshkimit me gjobë për 17 biznese në qytetin e Durrësit ku jaën vërejtur shkelje si konsumi i duhanit në ambiente të mbyllura.

ISHSH njofton për aksionin e ndërmarrë gjatë ditës së djeshme në Durrës:

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Durrës vazhdon monitorimin e zbatimit të Ligjit nr. 9636, datë 06. 11. 2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të ndryshuar, në të gjithë qarkun. Trupa inspektuese nga data 5 janar deri më datë 11 janar 2018 ka kryer 570 inspektime dhe ka marrë 17 masa administrative ndaj shkelësve të ligjit.

Inspektimet janë kryer në orë të ndryshme të ditës dhe të mbrëmjes

Subjektet ndaj të cilëve janë marrë masa administrative prej 300 000 lekësh janë:

DURRËS:

1. Bar Kafe, person fizik E. B. NIPT L52006511D

2. Bar Kafe, “BORÇA” Sh. P. K. NIPT L71808506B

3. Bar Kafe, person fizik F. I. NIPT L52227506H

4. Bar Kafe, person fizik D. SH. NIPT L52227506H

5. Bar Kafe, person fizik A. M. NIPT L51906502A

6. Bar Kafe, person fizik R. D. NIPT L11307510D

7. Bar Kafe, person fizik F. I. NIPT L52227506H

8. Bar Kafe, person fizik D. SH. NIPT L52227506H

9. Bar Kafe, person fizik K. B. NIPT L51314507A

10. Bar Kafe, person fizik P. L. NIPT K64208204V

11. Bar Kafe, person fizik Z. T. NIPT L23820201L

12. Bar Kafe, person fizik A. T. NIPT L44515201S

13. Bar Kafe, person fizik F. Ç. NIPT L13808201K

14. Bar Kafe, person fizik E. M. NIPT L52101533L

15. Bar Kafe, person fizik E. I. NIPT L61312507N

16. KASTRATI SH. P. K. NIPT J61813529P

17. Bar Kafe, person fizik D. Ç. NIPT L61306544K

Inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. ISHSH falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast shkelje të ligjit në numrin e TELEFONIT PA PAGESË 0800 4040 si dhe në adresën: Rruga Aleksandër Moisiu, nr. 80, Tiranë.

Më shumë në këtë kategori: « Gjimnazistët e Tiranës bashkohen në ndihmë të Emiliano Kabës, i riu vuan nga sëmundja e rëndë
Kjo është ish-zyrtarja e Kuvendit që merr detyrën e rëndësishme në institucionet e Vettingut »
Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281
array(1) { ["section"]=> string(73) "duhan-ne-lokale-ishsh-ndeshkon-17-biznese-ne-durres-lista-me-gjoba-106369" }