DUHET LEXUAR! Blerina rendit sëmundjet me riskun më të lartë të vdekshmërisë, nuk do e besoni nga se SHKAKTOHEN

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:34 18-08-2018 DUHET LEXUAR! Blerina rendit sëmundjet me riskun më të lartë të vdekshmërisë, nuk do e besoni nga se SHKAKTOHEN Foto ilustruese

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Çdo  ditë e më shumë dëgjojmë për sëmundje të rënda ose më pak të tilla, që prekin herë njërin e herë tjetrin organ jetësor. Thuajse gjithsecili nga ne njeh dikë ne rrethin e tij familjar ose shoqëror, të cilit i është dashur të “luftojë” me sëmundjen, atë të cilën nuk njeh moshë, gjini, apo vendbanimi. Në mesin e këtyre sëmundjeve ndër më të theksuarat dhe me riskun më të lartë të vdekshmërisë, OBSH-ja rendit sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, gastriti, osteoporoza, etj që origjinën e vërtetë, atë të parën që mund edhe të ndikonte në mosshfaqjen e sëmundjen e kanë tek regjimi ushqimor, mbajtja e duhur e peshës, dhe konsumimi i rregullt i frutave, perime, fibrave, mineraleve dhe vitaminave jetësore për mirëfunksionimin e organizmit tonë.                           

Kolesteroli

Me kolesterol do të kuptojmë yndyrën që organizmi prodhon në mënyrë të pavarur në mëlçi dhe që është esenciale për ndërtimin e membranave celulare, vitaminës D, dhe i hormoneve seksuale. I gjithë kolesteroli i duhur prodhohet në mënyrë autonome nga organizmi, ç’ka do të thotë që nuk është e nevojshme të nxisim prodhimin e tij nëpërmjet ushqimit. Fatkeqësisht sot në botë modeli i të ushqyerit përfshin në menutë tona shumë gjalpë, shumë mish, djathë të yndyrshëm) sesa ushqime që janë të varfra përsa i përket këtij grupimi yndyrnash të tepërta për organizmin tonë. Për të luftuar kolesterolin duhet vepruan në dy drejtime : duhet të privilegjojmë ushqime të cilat nuk përmbajnë yndyrë të dëmshme dhe të favorizojmë përdorimin e ushqimeve që kanë vajra vegjetal që ulin prodhimin e pllakave të dëmshme të kolesterolit.Vendin e parë në luftën me kolesterolin e zënë prodhimet e sojës, e në mënyrë të veçantë proteinat e saj, pasi ato kanë aftësinë të ulin në mënyrë efikase prodhimin e kolesterolit të dëmshëm. Edhe vaji ekstra i virgjër ullirit, ai i lulediellit janë tepër të rekomandueshme, madje sekreti i tyre qëndron në faktin që ky lloj vaji duhet tu hidhet ushqimeve sipër i pagatuar, në mënyrën e tij natyrale, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbajnë sistemin kardiovaskular në gjendje të mirë shëndetësore.                                                  

Gastriti                                                

Eshtë një shqetësim i shkaktuar nga inflamacioni dhe irritimi i mukozës që vesh muret e stomakut; simptomat përgjithësisht karakterizohen nga djegie e stomakut (dhimbje epigastrike), shpesh herë të shoqëruara edhe me marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje koke. Shkaqet më të shpeshta të shfaqjes së gastritit lidhen me mënyrën a e gabuar me të cilën individi ushqehet, (përdorimi i ushqimeve pikante ose përdorimi i shumtë i të skuqurave) përdorimi i ushqimeve alergjizues, gjendjet e stresit dhe ndryshimet emotive. Në trajtimin e gastritit është shumë e nevojshme të heqim nga përdorimi ushqimet që irritojnë mukozën e gastritit, të mos i konsumojmë ato shumë të ftohta ose shumë të nxehta. Është mirë të ulim përdorimin e kafes, në pamundësi për ta hequr nga përdorimi atë, të përdorim sa më pak qepë të paziera çajra të ngrohtë që kanë substanca që favorizojnë reflkusin e gastro-ezofagut. Një mënyrë e mire për të evituar shfaqjen e gastritit është përtypja me të cila duhet të bëhet e plotë në mënyrë që të mos dërgojmë në stomak ushqim të papërpunuar, të hamë avash dhe jo me nxitim dhe të mos shtrihemi pas konsumimit te vaktit sepse pozicioni i shtrirë favorizon refluksin e ushqimit dhe provokon ndjesinë e djegies.                          

Koliti

Koliti është një inflamacion i mukozës që vesh pjesën e brendshme të kolonës. Ky shqetësim që godet më së shumti femrat kryesisht në moshë të re, mund të jetë akut ose kronik dhe paraqitet me simptoma të ndryshme; dhimbje dhe fryrje abdominale, kapsllëk ose diarre, dhimbje shpine , lodhje . Stresi dhe nervozizmi janë në gjendje ta përkeqësojnë situatën e cila ka faktorin bazë të shfaqjes së saj ka kequshqyerjen. Çdo ditë e më shumë rekomandohet që personat që vuajnë nga koliti të kryejnë një test ndjeshmërie ushqimore, duke qenë se ai lidhet me intolerancën ndaj ushqimeve ku më të shpeshta janë mospranimi i qumështit dhe glutenit. Dieta është mënyra më korrekte për të mbajtur nën kontroll kolitin. Në vija të përgjithshme duhet të evitojmë ushqime tepër të yndyrshme, salcat dhe përbërësit e konservuar.                                             

Pagjumësia

Koka mbi jastëk, shikimi i fiksuar në tavan dhe gjumi që vonon të vijë. Pamundësia për të marrë gjumë (simptomat janë tepër të qarta) quhet pagjumësi dhe mund të provokohet nga përdorime të ndryshme të produkteve farmaceutike, nga mostretja, astma, stresi, hiperglicemia . Në të vërtetë gjumi nuk është vetëm një pauzë por një aktivitet i vërtetë dhe tepër i nevojshëm për organizmin që të rikarikohet. Shumë e rëndësishme që të mos kemi probleme me gjumin është vakti i darkës, i cili duhet të mos ketë asnjë përbërës proteinik e kryesisht mishin, sepse ai përmban një aminioacid të quajtur tirosina që stimulon proceset mendore. Gjithashtu është mirë që të evitohen edhe ushqimet që përmbajnë sode ose gaz në përbërjen e tyre pasi ato shtrëngojnë veshkat të kryejnë një superpunë gjatë kohës që duhet të ishin në pushim. Kush nuk mund të heqë dore nga kafeja e pasdites duhet ta pijë atë sa më shpejt dhe para orës 6, por veç kësaj duhet të dini që kafeinën që stimulon pagjumësinë e gjejmë edhe tek ushqimet të tilla si Coca-Cola, çokollata, dhe çaji jeshil. Rekomandimi për në darkë do ishte një pjatë makarona ose oriz, të konsumoni bananen, të trija këto janë ushqime të pasura me serotoninë, substancë që ndjell gjumin./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067729949951172
array(1) { ["section"]=> string(116) "duhet-lexuar-blerina-rendit-semundjet-me-riskun-me-te-larte-te-vdekshmerise-nuk-do-e-besoni-nga-se-shkaktohen-131465" }