Duhet lexuar! Vjen në Shqipëri dhe humb portofolin te Pazari i Ri por shikoni ç’i ndodh në mbrëmje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:21 29-11-2017 Duhet lexuar! Vjen në Shqipëri dhe humb portofolin te Pazari i Ri por shikoni ç’i ndodh në mbrëmje

Një mesazh nga një qytetar i thjeshtë që duhet tejçuar e përhapur sa më shumë për gjithë pozitivitetin që bart.

Fundja për mesazhe të tilla, kemi nevojë të gjithë...

Një qytetar shqiptar, Armand Zoga, i cili jeton në Athinë disa ditë më parë ka ardhur në Tiranë por ka humbur portofolin. Në mbrëmje i vjen një mesazh i bukur:

“FB më pyet se çfarë mendoj sot...ok.

Sot dua të falenderoj një person që deri dje nuk e njihja.Para 10 ditësh në Tiranë te pazari i ri humbëm portofolin me lekë,karta krediti dhe kartë identiteti...në mbrëmje na erdhi në FB një mesazh nga personi që e kishte gjetur.Na kërkoi falje që e kishte hapur për të gjetur emrin dhe na e dorëzoi të pa prekur,shenjë e qartë qytetare se ky vend bëhet. Tashmë ne kemi një mik të ri në Tiranë.Faleminderit Ilir Kafazi”, shkruan qytetari.

Ilir Kafazi është pjesë e Aeronautikës Shqiptare dhe ka bërë një gjest që ne s’mund të rrinim pa e ndarë me të gjithë...

Më shumë në këtë kategori: « Digjet një banesë në Bulqizë, 6 anëtarë të familjes në qiell të hapur
Ish-deputeti sot ka festën e madhe: Më 29 nëntor lindi në maternitet i vetmi mashkull pas 8 femrave »
Article Logic
Execution time: 0.017667055130005
array(1) { ["section"]=> string(104) "duhet-lexuar-vjen-ne-shqiperi-dhe-humb-portofolin-te-pazari-i-ri-por-shikoni-c-i-ndodh-ne-mbremje-101202" }