Duka-Çako takohen për ndeshjen Shqipëri-Serbi, masa nga toka dhe ajri

Publikuar tek: sport, më 16:03 22-09-2015 Duka-Çako takohen për ndeshjen Shqipëri-Serbi, masa nga toka dhe ajri

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbolit, Armando Duka.

Në takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

Për rreth një orë, Çako dhe Duka kanë diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin sa më normal të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në 8 tetor në Elbasan, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo hap, që nga mbritja e lojtarëve, të tifozëve, të miqve nga Serbia, para , gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako, garantoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka, se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj, qoftë në burime njërëzore, ashtu dhe në logjistikë.

Çako ka theksuar se “ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe ne do të forcojmë akoma më shumë masat me qëllim që të parandalojmë çfarëdo lloj incidenti të mundëshëm që mund të ndodhë”.

“Masat janë të shumëllojshme, nga toka dhe nga ajri, por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtien e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare”, tha Çako.

Nga ana e tij, Duka ka theksuar se do të vendosë në dispozicion të Policisë së Shtetit listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që Policia të këtë mundësi të kryeje verifikimet e nevojshme.

Njëkohësisht Duka ka vlerësuar masat që Policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë duke shprehur dakortësinë për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave, gjithmonë në funksion të mbarëvajties së ndeshjes.

Në takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë riguanicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5 gola në 9 minuta, keni parë ndonjëherë diçka të tillë?
Bogdanov dhe huliganët serbë janë në Tiranë? »
Article Logic
Execution time: 0.028273820877075
array(1) { ["section"]=> string(74) "duka-cako-takohen-per-ndeshjen-shqiperi-serbi-masa-nga-toka-dhe-ajri-21404" }