Duka: Do jem kandidati për Durrësin, Dako figurë e konsumuar

Publikuar tek: politike, më 21:37 09-03-2015 Duka: Do jem kandidati për Durrësin, Dako figurë e konsumuar

Deputeti i PR-së Agron Duka ka konfirmuar se me shumë mundësi do të jetë ai kandidati i kësaj partie dhe i opozitës për bashkinë e Durrësit ne zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Duka duke folur për News24 ka thënë se mundësitë që e majta të fitojë sërish edhe pas 4 mandatesh në këtë qytet janë reale.

“Jam një nga emrat e përfolur si kandidat në Durrës. Kushdo që të dalë si kandidaturë do të mbështetet nga opozita. Mundësitë e fitores pas 4 mandatesh të së majtës në Durrës, janë reale. Besoj se brenda këtij muaji do të kemi një kandidaturë zyrtare. Mendoj se do jem unë kandidati zyrtar i PR-së. E djathta do të dalë me një program bazë, që tashmë ka filluar nga forcat opozitare sidomos nga PD-ja. Programi po hartohet nga specialistë të fushave të ndryshme”, tha Duka

Duka e ka konsideruar kreun aktual të bashkisë, Vangjush Dakon si figurë të konsumuar, por sipas tij ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

“Figurë e konsumuar. Habitem se si e majta e ka lënë këtë kandidaturë. Ose ka një marrëdhënie abuzive, ose ka besim tek Dako. Kjo tregon që ka njëfarë shikimi me pëlqyeshmëri të Ramës ndaj Dakos. Ka disa rrugë brenda qytetit janë bërë mirë, ndërtimi në rrugët e plazhit. Nuk më pëlqen qendra e Durrësit. Janë dhënë leje selektive. Gjatë gjithë kohës përmendet Dako që betonizoi Durrësin. Ai ka një konflikt interesi sepse biznesi i tij ka qenë nyje betoni. Ka një lloj agresivitetit në drejtim të arkeologjisë”, ka deklaruar ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e Shkodrës: Kushte skandaloze në spital. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori
Monika Kryemadhi: Kam dashur të flas kur e sulmuan Ilirin, por u tërhoqa »
Article Logic
Execution time: 0.023368120193481
array(1) { ["section"]=> string(63) "duka-do-jem-kandidati-per-durresin-dako-figure-e-konsumuar-5401" }