Duka e mposht në raundin e parë, si reagonte Fino në pritje të rezultatit (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:38 07-02-2018 Duka e mposht në raundin e parë, si reagonte Fino në pritje të rezultatit (FOTO)

Para pak minutash u mbyll votimi dhe numërimi i votave në raundin e parë për garën e presidentit të FSHF.

Në avantazh të theksuar rezultoi Armand Duka, i cili rikandidon për një mandat të pestë me 39 vota, kurse Bashkim Fino mori vetëm 22, nga 65 delegantët që kishyin të drejtë vote (njëri prej tyre mungonte). Po ashtu, 4 vota rezultuan të pavlefshme.

Ndërkohë, mediat kanë kapur edhe reagimin e Finos, teksa thelloje diferenca e votave të tij me ato të grumbulluara për Armand Dukën.

Ai ka ndjekur me shumë vëmendjen gjithë procesin e numërimit, ndërsa në një moment Fino ka marrë edhe një telefonatë.

Fino ka vënë dorën para gojës dhe ka pranuar telefonatën, ndërsa pritet që pas pak të nisë edhe raundi i dytë i votimit.

Kujtojmë se raundi i parë kërkonte shumicë të cilësuar, pra 2/3 e votave, ndërsa ai i dyti shumicë të thjeshtë, pra 50+1 vota. Newsbomb.al po ndjek hap pas hapi procesin dhe do ju njohë me çdo zhvillim.

 fino.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përtej politikës, demokratë e socialistë bëhen bashkë me Amerikë, kryeson ministri Gjiknuri (FOTO)
Zgjedhjet në FSHF, anëtarët ‘sinjalizuan’ shefin me shenja në fletën e votimit: Të votuam »
Article Logic
Execution time: 0.0043580532073975
array(1) { ["section"]=> string(84) "duka-e-mposht-ne-raundin-e-pare-si-reagonte-fino-ne-pritje-te-rezultatit-foto-109448" }